Në fund të Shkurtit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku udhëtuan bashkë me të bijën drejt Miamit për të kaluar disa ditë pushime. Ata udhëtuan më pas në Bahamas nga ku nuk kanë munguar dhe fotot e shumta në rrjete sociale.
Në një foto, ku Ajka shihet pranë barkut të saj ka shkaktuar dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Por ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
Xhensila ka hequr të gjitha dyshimet duke thënë se “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane ky nuk qenka momenti.”
Xhensila pritet të mbajë koncerte për shqiptarët e Amerikës.