Zyrtari i SHBA ‘zbulon’ skenarin e Putinit: Rusia do të çojë rreth 1000 mercenarë në Ukrainë

Rusia është gati që të vendosë deri në 1000 mercenarë të tjerë në Ukrainë në ditët dhe javët e ardhshme. Ky veprim vjen pas paralajmërimit të një zyrtari të lartë të inteligjencës perëndimore i cili tha se Moska mund të “bombardojë qytetet në nënshtrim”, një përshkallëzim që mund të çojë në viktima të konsiderueshme civile.

SHBA ka parë tashmë “disa indikacione” se mercenarët rusë mund të jenë të përfshirë në pushtimin e Ukrainës nga Moska “në disa vende”, tha zyrtari i lartë i Mbrojtjes në fillim të kësaj jave, por nuk ishte e qartë se ku dhe në çfarë numrash. “Ne kemi parë disa indikacione se ata janë duke u punësuar,” tha zyrtari.

Ndërkohë, një tjetër zyrtar amerikan i tha CNN se Rusia po planifikon të vendosë deri në 1000 mercenarë të tjerë në të ardhmen e afërt.

Autokolona ruse e bllokuar

Autokolona ruse, e cila u nis drejt Kievit, prej disa ditësh ka mbetur e bllokuar. Forcat ruse kanë luftuar me çështje morale dhe pengesa në fushën e betejës, ndërkohë që autokolona është në veri të Kievit.

Zyrtari shtoi se SHBA beson se mercenarët tashmë në Ukrainë kanë “performuar keq kur u përballën me rezistencën më të ashpër se sa pritej nga ukrainasit” dhe se deri në 200 mercenarë të tillë janë vrarë tashmë në luftë që nga fundi i shkurtit. Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë presin që Rusia të rrisë ritmin dhe forcën e goditjeve të saj në qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.

“Ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija, me më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrime, pasi forcat e armatosura ruse sjellin armatim më të rëndë dhe vazhdojnë sulmet e tyre në të gjithë vendin”, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i bëri jehonë kësaj ndjenje gjatë një konference shtypi në Bruksel të premten ku u takua me aleatët evropianë.

“Sulmet e Kremlinit po shkaktojnë një numër të vrarësh gjithnjë e në rritje të civilëve atje. Qindra në mos mijëra ukrainas janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur, si dhe qytetarët e vendeve të tjera. Më shumë se një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje. Miliona njerëz në të gjithë Ukrainën janë të bllokuar në kushte gjithnjë e më të rënda, pasi Rusia shkatërron infrastrukturën”, tha Blinken.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përflitet se është në pritje të ëmbël, Xhensila Myrtezaj sqaron të vërtetën

Story i radhës

Nga alarmi bërthamor për centralin e dytë që po tentohet të merret nga rusët, te lufta që vijon në disa qytete, çfarë ndodh në Ukrainë

Të fundit nga