perfaqesuesja e shba se viziton liqenin e dibres mela promovon potencialet turistike 6a8234a0d109e

Përfaqësuesja e SHBA-së viziton Liqenin e Dibrës, Mela promovon potencialet turistike

August 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti në një vizitë zyrtare znj. Nicole Varnes, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Një vizitë ndryshe, e zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku znj. Varnes pati mundësinë të njohë nga afër bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Dibrës.
Vizita nisi me një kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vijoi me një udhëtim me anije, duke shijuar peisazhin dhe bukuritë e veçanta të liqenit.
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe e marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.
Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar në vazhdimësi bukuritë, potencialet dhe mikpritjen e saj.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaia gerber tregon historine e pazakonte nga femijeria 6a8231fc5ca2c
Lajmi i mëparshëm

Kaia Gerber tregon historinë e pazakontë nga fëmijëria

e kanosi fqinjin arrestohet 31 vjecari ne ferizaj 6a82bcf6150c4
Lajmi i radhës

E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj

Të fundit nga

Veles: Për 34 orë, 151 gjoba nga “Safe City”

Velesi mori edhe një qendër komande për këtë sistem, e vendosur në ish-ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Për 36 orë në zonën e SPB Veles janë regjistruar 150 kundërvajtje trafiku, deklaroi ministri
ShkoLartë