e kanosi fqinjin arrestohet 31 vjecari ne ferizaj 6a82bcf6150c4

E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj

August 17, 2026
1 minut lexim

Një 31-vjeçar është arrestuar në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë kërcënuese fqinjin e tij.

Rasti është raportuar të dielën rreth orës 19:30, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin M.M., i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka kontaktuar edhe një 55-vjeçar, S.M., i cili ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmëautomatike, pa fishekë.

Arma është dorëzuar dhe konfiskuar nga policia.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”. Ndërsa, S.M., 55 vjeç, është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës””, thotë PK.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfaqesuesja e shba se viziton liqenin e dibres mela promovon potencialet turistike 6a8234a0d109e
Lajmi i mëparshëm

Përfaqësuesja e SHBA-së viziton Liqenin e Dibrës, Mela promovon potencialet turistike

me pamjet piktoreske nga liqeni i deges ne belsh kryeministri rama uron nje jave te mbare 6a82bd6f57689
Lajmi i radhës

Me pamjet piktoreske nga Liqeni i Degës në Belsh, kryeministri Rama uron një javë të mbarë

Të fundit nga

ShkoLartë