kaia gerber tregon historine e pazakonte nga femijeria 6a8231fc5ca2c

Kaia Gerber tregon historinë e pazakontë nga fëmijëria

August 16, 2026
1 minut lexim

Kaia Gerber, vajza e supermodeles së njohur Cindy Crawford, ka bërë një rrëfim të pazakontë për fëmijërinë, duke pretenduar se në të kaluarën iu nënshtrua një ekzorcizmi.

Modelja dhe aktorja tha se që e vogël i ishte thënë se ishte ‘e pushtuar’ dhe se gjatë gjithë jetës kishte pasur ndjesinë se ndiqej nga qenie apo forca të padukshme.

Gjatë një interviste në emisionin “Mitch Churi Chat Show”, Gerber tregoi se ajo beson se mund të tërheqë qenie nga dimensione të tjera, duke folur për këtë në mënyrë të qetë dhe të natyrshme.

Ajo zbuloi gjithashtu një detaj të veçantë për ekzorcizmin që, sipas saj, iu bë kur ishte fëmijë.

“Më thanë se isha e pushtuar”, rrëfeu Gerber, duke shtuar se ekzorcizmi u krye duke i luajtur didgeridoo përgjatë gjithë trupit.

Didgeridoo është një instrument tradicional frymor i përdorur prej komuniteteve indigjene të Australisë.

Gerber theksoi se nuk kishte folur më parë publikisht për këtë histori.

Ajo tregoi edhe se gjatë xhirimeve të serialit “American Horror Story: Double Feature”, në vitin 2021, nëna e saj Cindy Crawford i kishte dhënë ujë të shenjtë, pasi kishte frikë se vajza mund të ndikohej ose të ‘pushtohej’.

Rrëfimi vjen në një moment kur Kaia po promovon serialin e ri të FX, “The Shards”, i zhvilluar nga Ryan Murphy dhe shkrimtari Bret Easton Ellis, bazuar në romanin e Ellis të vitit 2023.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia shperngul anijet e luftes ne detin baltik pretendon se po pergatitet per masat qe europa do marre ndaj flotes fantazme 6a8231319b220
Lajmi i mëparshëm

Rusia shpërngul anijet e luftës në Detin Baltik, pretendon se po përgatitet për masat që Europa do marrë ndaj ‘flotës fantazmë’

perfaqesuesja e shba se viziton liqenin e dibres mela promovon potencialet turistike 6a8234a0d109e
Lajmi i radhës

Përfaqësuesja e SHBA-së viziton Liqenin e Dibrës, Mela promovon potencialet turistike

Të fundit nga

ShkoLartë