Përfaqësuesi i Putinit në Ballkan, Vuçiq Kosovën e konsideron si Krime serbe!

March 26, 2022
1 minut lexim

Agresioni  rus mbi Ukrainën e pavarur i ka frymëzuar serbët, jo vetëm në Beograd por edhe në Kosovë. Me një protestë të turpshme, serbët në Beograd “shënuan” vdekjen e ish- Sekretares  së Shtetit të ShBA-së, Medlin Ollbrajt, duke thënë se ajo “duhet të digjet në ferr”. Këtë protestë atje, pas të cilës fshihet pushteti, e bënë serbët për hir të Rusisë dhe apetiteve të saja, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Ballkan.

Në të njëjtën ditë, Vuçiq, duke luajtur rolin e Putinit për Ballkanin, mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Beograd , e aty i kishte ftuar edhe serbët e Kosovës, njësoj si  Putini që veproi me përfaqësuesit e Krimesë dhe të dy zonave ukrainase të cilat i shpalli të pavarura, duke i trimëruar ata dhe ftuar në protesta, kësaj radhe kundër Kryeministrit Albin Kurti. Me këtë gjest, Vuçiq, dha sinjale të qarta, se po dëshiron të provokojë luftë të re në Kosovë duke i bind serbët se Kosova është si Krimea.

Mirëpo, në këtë plan, duke luajtur me lojën e dyfishtë, Vuçiq nuk arriti të bëjë asgjë, pos që ta rris autoritetin e Kryeministrit Albin Kurti, i cili në suaza të reciprocitetit, i tha atij se për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë nevojitet një marrëveshje ndërmjet dy qeverive të Prishtinës dhe Beogradit, si dy shtete të pavarura.

Kjo mbase e cingëloi përfaqësuesin e Putinit në Ballkan, i cili një marrëveshje ndërmjet dy qeverive për këtë çështje e cilësoi si  njohje. Pas kësaj, ai, trilloi edhe gënjeshtrën se “nëse do të organizoheshin zgjedhjet, policia e Kosovës do t’i vriste serbët”!

Me një fjalë, këto veprime të Beogradit, jo vetëm Kosova, por edhe faktori ndërkombëtar, nuk bën t’i nënçmojnë dhe si të tilla flasin qartë se njohja e Kosovës nga Beogradi nuk shihet as në horizont.

Në anën tjetër edhe Beogradi duhet ta ketë të qartë se ëndrrat për Kosovën si “zemra e Serbisë”, apo si “Krimea serbe” kanë përfunduar kaherë, apo mund të jenë vetëm përralla të harxhuara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vajzat afgane protestojnë në Kabul kundër mbylljes së shkollave

Story i radhës

Ushtarët e FSK-së u shpërndajnë familjeve në nevojë pako ushqimore dhe higjienike

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë