Përfaqësues të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nënshkruan disa memorandume për mirëkuptim dhe deklarata për bashkëpunim

January 25, 2022
1 minut lexim

Puna në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë që po mbahet në Sofje, vazhdoi me mbledhjen e dytë plenare të ministrave, me të cilën kryesuan kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov dhe në të cilat u prezantuan bazat, prioritetet dhe kalendari i aktiviteteve të grupeve të punës.

Në vazhdim të Programit të mbledhjes së përzier të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, në kuadër të vizitës zyrtare në Sofje të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski, u nënshkruan disa memorandume për mirëkuptim, programe për bashkëpunim dhe marrëveshje.

Memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e bujqësisë, shkencave agrare, rajoneve rurale dhe ekonomisë së ujërave nënshkruan sot ministrat e Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Ljupço Nikollovski dhe Ivan Ivanov.

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe ministri për Inovacione dhe Zhvillim i Bullgarisë, Daniel Lorer, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim mes Agjencisë për Nxitje të Sipërmarrësisë në Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Ekzekutive për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme nga Bullgaria.

Ministrat për Transport dhe Lidhje të Republikës së Bullgarisë Nikolaj S‘bev dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bllagoj Boçvarski, nënshkruan Memorandum për liberalizimin e transportit të mallrave drejt dhe nga vendet e treta, si dhe deklaratën për uljen e çmimeve të roamingut ndërmjet dy vendeve.

Ministrat Boçvarski dhe S‘bev nënshkruan edhe Memorandum për zhvillimin e ndërlidhjes hekurudhore Shkup-Sofje përmes krijimit të grupit të përbashkët të punës, me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të Korridorit 8 dhe Iniciativës për vendosjen e linjës ajrore Sofje – Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FBK dhe Peja, të enjten shpalosin të gjitha detajet

Story i radhës

Komuna e Strugës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me EuroStep-Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë