Me rastin e organizimit të biznis panairit për peshk dhe peshkim, sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim mes kryetarit Ramis Merko dhe organizatorëve të manifestimit, përfaqësues të EuroStep – Shkup, agjencisë për dhe menaxhim.
U nënshkrua Memorandum për bashkëpunimit dhe organizim i përbashkët i biznis panairit dhe një aktiviteti kulturor. Panairi do të organizohet për 2 (dy) ditë në Qershor 2022, në Strugë.
Qëllimi i eventit është promovimi dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe komunitetit në nivel të pushtetit lokal dhe më gjerë. Ky event do të kontribuojë në bashkëpunimin dhe hapjen e tregjeve të reja, ideve dhe koncepteve të reja dhe edukimit. Në këtë manifestim priten pjesëmarrës nga niveli kombëtar dhe ballkanik, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por vëmendje e veçantë i kushtohet pjesës kulturore dhe artistike të manifestimit, përkatësisht shoqatave vendore të peshkimit nga Ballkani perëndimor.
Shpresojmë që në të ardhmen kjo ngjarje të bëhet traditë, e cila do të përditësohet vazhdimisht dhe do të kontribuojë për të gjitha palët e përfshira.
Të fundit nga
Presidenti rus Vladimir Putin shpreson se Perëndimi do të “shkëputet” ndërsa pushtimi i tij në Ukrainë
Ish banori i “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj ka ardhur në një rrëfim ndryshe në emisionin
Veprimtari i shquar i futbollit, Lulzim Imeri, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Imeri
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyjmë, njofton
Me 22 gusht të vitit 1986, para 36 vitesh, u nis nga vija e Vrakës me