Përfaqësimi i grave në lista zgjedhore vetëm retorikë politike

October 27, 2022
min lexim

Partitë politike në Mal të Zi, shpërfaqin gjendjen e përgjithshme që e kemi në shoqëri, e që vazhdon me qenë shoqëri patriarkale sidomos në mënyrën se si e trajtojmë gruan në përfaqësimin e jetës publike. Ky fenomen i padëshirueshëm, i paligjshëm dhe diskriminues ndaj gjinisë femërore u përsërit edhe në Zgjedhjet lokale 2022, të cilat u mbajtën më 23 tetor 2022 në 14 komuna të Malit të Zi ( Podgoricë, Danilovgrad , Tivar, Zetë, Budvë, Tivat, Kollashin. Bijello Pole, Shavnik, Zhablak, Pluzhinë, Plevle, dhe Plavë). Edhe në këto zgjedhje që u mbajtën në një kohë krize të rëndë politike në këtë shtet, ku dy qeveri janë ndryshuar gjatë dy viteve , kjo e fundit është në mandat teknik, për fat të keq çështja e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore ka mbetur formalitet, respektivisht vetëm retorikë politike, sepse nuk u respektua parimi i barazisë gjinore ( neni 39 A i Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve) që në listën zgjedhore duhet të jenë të paktën 30 për qind gra.

Komisioni Komunal Zgjedhor në pesë komuna i ka shpallur të paligjshme 13 lista zgjedhore, por nuk bëri asgjë për ndëshkimin e atyre partive ( subjekteve e koalicioneve ) politike të cilat nuk respektuan as minimumin ligjor në listat e tyre, por i lejoi ato të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në ato komuna.

Përderisa disa subjekte politike në çdo cikël zgjedhjesh nuk po e përfillin Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe , nuk kam parë se dikush ka iniciuar përgjegjësi për punën e komisioneve komunale zgjedhore në këtë rast. Madje, e kemi parë reagimin e vonuar të Asociacionit ( Klubit) të Grave në Kuvendit të Malit të Zi , i cili ka kërkuar që çdo degradim dhe diskriminim i gruas në Mal të Zi të sanksionohet rreptësisht dhe të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje ato parti politike që në përputhje me ligjin nuk përfaqësojnë pjesëmarrjen e grave në listat zgjedhore. Zëri më i fuqishëm kundër kësaj dukurie shqetësuese për krejt shoqërinë tonë është dëgjuar si vazhdimisht nga shoqatat joqeveritare ( shoqëria civile). Ato thonë se aq më keq është kur ligji nuk respektohet nga ata që e miratuan vetë atë. subjektet politike, pra subjektet politike. Shoqëria civile menjëherë pas publikimit të listave zgjedhore theksoi se numri i pamjaftueshëm i grave në zgjedhjet e planifikuara lokale duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe të na hapë çështjen e karakterit të vlerave që ushqehen realisht mes subjekteve të ndryshme politike , nëse ato nuk hapin hapësirë qoftë edhe për një minimum, një e treta, e lëre më një përfaqësim i barabartë i grave.

Duhet përkujtuar se kuota e detyrueshme e anëtarëve të gjinisë më pak të përfaqësuar në lista nuk është e re në ligj, prandaj kjo sjellje e nuk mund t’i atribuohet injorancë ngathtësisë së pjesëmarrësve në zgjedhje dhe as komisioneve komunale zgjedhore të cilat me apo pa qëllim i anashkaluan këto gjëra. Edhe pse politika në Mal të Zi kryesisht dominohet nga meshkujt është e papranueshme për një shoqëri që pretendon dhe të shkojë përpara në aspektin e zhvillimit ose të ketë progres në aspektin e vendosjes së vlerave të mirëfillta evropiane, ende mos të respektojë minimumin e kuotave të përcaktuara me ligj, kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore.

Gratë meritojnë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në të gjithë hierarkinë e partive politike, sikurse edhe në qeverisjen e vendit. Drejtuesit e partive politike duhet të turpërohen nëse veprojnë që gratë t’i organizojnë e t’i ndajnë në një organ të veçantë brenda partisë. Vendi i grave është në kryesinë e partisë, të përfaqësuara siç duhet denjësisht dhe në mënyrë të barabartë. Ato përbëjnë më se gjysmën e popullatës sonë dhe partitë duhet të instalojnë një praktikë tjetër, e cila do t’u mundësojnë atyre të jenë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në jetën publike, në poste të larta në të gjitha nivelet e pushtetit. Për këtë nevojitet një mentalitet tjetër dhe një reformë zgjedhore e vazhdueshme, sepse në rrethana aktuale gruaja në poste udhëheqëse shihet si dobësi për burrat, të cilët e kanë kultivuar idenë se ata duhet të jenë violina e parë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

As mos e çoni nëpër mend, këto shenja s’do i jepnin kurrë një shans të dytë ish-it

Story i radhës

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të mbështet ndryshimet kushtetuese në rrethanat aktuale

Të fundit nga

ShkoLartë