Perëndimi me një gjuhë po i përgjigjet Rusisë, po si do t’i përgjigjet Ballkani Serbisë?

February 12, 2022
min lexim

Putini njihet si një personalitet enigmatik, megjithatë është po ashtu edhe i paparshikueshëm. Ai momentalisht është duke e mbajtur perëndimin, po edhe botën nën ethe.

Në fillim të gjith e shikonin me skepticizëm grumbullimin e trupave ushtarake në kufi me Ukrainën, po shkakun dhe qëllimet e tij askush nuk mund t´i paramendonte. 

Analizat filluan të bëheshin nga burrështetas, institucione, analistë dhe ekspert të fushave të ndryshme.

Në fillim u mendua se Putini po e shpreh kundërshtimin e tij ngaqë perëndimi ka parashtruar afate për të hequr dorë nga gazi dhe derivatet e naftës, në mënyrë që njerëzimi të angazhohet në mbrojtjen e klimës.

Kjo do ta godiste Rusinë fuqishëm, sepse të ardhurat kryesore burimore të saj janë gazi dhe derivatet e naftës.

Një teori tjetër që përkon me rrethanat ishte, tërheqja e SHBA nga Afganistani.  Putini e llogaritë këtë si dobësim i SHBA. Mendon që Rusisë i ka ardhur momenti, që edhe ajo të kërkoj të marr rol më dominues në botë.

Shkas që Putini i arsyeton veprimet e tij agresive, është edhe anëtarësimi i shteteve fqinje të Rusisë në Nato. 

Por një analizë që i afrohet realitetit është: Putini po insiston në një rend të ri botëror, në mënyrë që t´i ndaj dhe definoj sferat ruse të interesit.

Shumicën e spekulimeve të tilla Nato i ka hedhur poshtë. Mendohej se kishte plane që në një afat të caktuar edhe Rusia do t´i bashkohej Natos, duke menduar se edhe Putini një ditë do të vendoste në favor të demokratizimit të vendit të tij.

Siç duket kjo dëshirë do të fundosej, sepse Putini synim kishte të jetë udhëheqës i përjetshëm me synime hegjemoniste.

Apo mos ai i ka hyrë një loje, pa llogaritur që tërë perëndimin dhe Naton do ta vënte në lëvizje, ku tash do t´i duhej taktikë për t´u tërhequr, ose i mbetet opcioni i vetëm për të sulmuar?!

Problem përafërsisht të njejtë për Ballkanin paraqet Serbia, e cila e kopjon Rusinë dhe përpiqet që ta loz rolin e saj në Ballkan.

Serbia llogaritë se si caqe të destabilizimit i ka Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi, por cak i saj padyshim mbetet po ashtu edhe Maqedonia. Sjellje armiqësore dhe pretendime territorjale, ajo ka edhe ndaj Kroacisë.

Do të ishte mirë që Ballkani Perëndimor të vepronte me të njejtën strategji  ndaj Serbisë, ashtu siç po vepron tash perëndimi ndaj Rusisë. 

Në vitet e nëntëdhjeta ishte vështirë të reagohej me koalicion të përbashkët kundër Serbisë, sepse secili kishte synim pavarësimin.  

Sot rrethanat janë krjtësisht të tjera : secila këto ish njësi të federatës së më parshme, janë shtete të pavarura dhe posedojnë forcat e veta të armatosura.

 Tash të gjitha këto shtete duke filluar nga Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi mund të flasin me një gjuhë të përbashkët ndaj Serbisë.

Do të ishte tragjike të reagonin ndaras, duke shikuar dhe pritur se cilin nga këto shtete do tagllabëronte Serbia dhe kur do t´i vinte rradha tjetrës.  

Këto ditë Serbia po përpiqet që ta destabilizoi Malin e Zi, njejt siç po vepron Rusia me Ukrainën, por pa e rrethuar me ushtri, sepse dallimi është se Mali i Zi është anëtar i Natos.

Serbisë do t´i mjaftonte që udhëheqësinë në Mal të Zi ta instaloi proserbe, të tjerat do të rridhnin vetëvetiu.

Me këtë rast të gjitha shtetet fqinje të Malit të Zi fuqishëm do të duhej të reagonin, sepse duke e mrojtur Malin e Zi ata do ta mbronin edhe vetëveten.

Me një reagim të përbashkët Serbisë do t´i dërgohej sinjal i qartë se sulmi ndaj secilit fqinj, do të ishte edhe sulm ndaj tyre. 

Serbia të gjithë fqinjëve u ka borxhe të pashlyera, sidomos territoriale, prandaj një reagim i tillë i përbashkët do ta detyronte Serbinë që të mendonte mirë, para se të nisej në aventurat e saj ndaj fqinjëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pesë gjëra që duhet ditur lidhur me krizën Rusi-Ukrainë

Story i radhës

Krimi i tmerrshëm/ Nëna vret të birin 7 vjeçar. Si u zbulua në depo…!

Të fundit nga

ShkoLartë