Njëra ndër dukuritë që ka filluar të përhapet në masë shumë të madhe është edhe përdorimi i lëndëve narkotike, sigurisht nga pjesa më e madhe e të rinjve kosovarë, ku kjo dukuri që është tejet negative dhe shumë e dëmshme, mund të shfaq problem serioz tek shteti dhe funkisonimi i tij, sepse pjesa vitale e tij apo ardhmëria është duke zgjedhur rrugën e dështuar, gabuar.
Mbase përspektiva e vendit fokusohet tek rinia, moshat e hershme, sigurisht qe fokusi është se qfarë po bëjnë ata me jetën e tyre, andaj është mirë të parandalohen këto gjëra para se të humbet komplet kontrolla, të shfrenohen tërësisht.
Një problem që duhet kushtuar rëndësi, vëmendje të madhe e të veqantë, gjithashtu duhet shikuar edhe shkaqet duke bërë analizë në mënyrë të detajuar dhe të analizuar mirë.
Ku unë mendoj që shteti duhet të krijoj mekanizma për luftimin e kësaj dukurie e gjithashtu të financoj fushata sensibilizuese për këtë gjë ,por shpresoj që dita ditës të vetdijësohen rinia për këtë situatë.