Përdhunoi greken në stacionin e autobusit dhe u arratis në Vlorë, rrëfehet shqiptari: Ja kush ma ka shkatërruar jetën

November 1, 2022
1 minut lexim

Shtetasi Spartak Dyrmishi i akuzuar për përdhunim ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Evelpidon në Greqi, pas arrestimit në Shqipëri gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai ra në prangat e Policisë së Vlorës ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti dhe i është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar.

Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.

Policia arriti të marrë rrëfimin e 45-vjeçarit shqiptar, para se të dërgohej në gjykatë.

I ashtuquajturi “përdhunuesi i Faliros” dyshohet se ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron e Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është marrë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë.

Kur të dalë përpara drejtësisë do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

Kujtojmë se ai akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare greke në një stacion autobusi në Faliros dhe tentoi të përdhunonte edhe dy vajza të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajm i mirë për Allegrin

Story i radhës

Arton Hajdari tregon për rastin në Kçiq, si e kaluan lumin kur u sulmuan nga milicia serbe 

Të fundit nga

ShkoLartë