Për ta rrëzuar Ramën, demokratët duhet ta largojnë Lulin!

March 15, 2022
min lexim

Zgjedhjet e 6 marsit vetëm sa ri-konfimruan edhe një herë faktin tashmë të njohur nga të gjithë, Lul Basha nuk përfaqëson PD-në reale. Debakli i 6 marsit, nga ku PD zyrtare doli e treta në pesë nga gjashtë bashki ku kandidonte, me përjashtim të Rogozhinës ku doli e dyta, rikonfirmon vendimin e ri të PD për shkarkimin e z. Basha nga detyra e kryetarit.

Tanimë Luli nuk përfaqëson askënd, derisa dje kishte pesë apo gjashtë persona, tani edhe ata i kanë dalë kundër. Rast i pashembullt i një njeriu që vazhdon të mbetet kryetar edhe përkundër faktit që nuk përfaqëson askënd. Gjithsesi ditët e Lulit në krye të PD janë të numëruar, ndonëse pretendon se s`ka humbur asnjë garë, Luli ka arritur majën: mit i të keqes. Edi Rama ia ka arritur ta bëj të tillë, gjashtë palë zgjedhje të humbura, Lul bashka ka shenuar rekord në humbje. Asnjë garë të fituar nga ai, përjashtuar atë të bashkisë së Tiranës, ku me 15 vota më tepër(me ndihmën e Arben Ristanit).

Z. Basha si asnjë tjetër vazhdon të gënjej vetën se s`ka humbur asnjëherë, ndonëse faktet janë ndryshe. Me Lul Bashën në krye të saj PDK s`ka fituar asnjë betejë dhe s`do arrijë asnjëherë derisa i njëjti vazhdon të ketë vulën e PDK-së, edhe pse anëtarësia i ka ikur. S`ka asnjë alternativë tjetër, përveçse Lul Basha të jap dorëheqjen, të bashkohet PD, të hapet gara nga e cila do të dali një kryetar me program konkret për ta quar PD në fitore, e cila i mungon që nga viti 2009. Bashkimi i PD është nevojë emergjente për të filluar reformat sa më parë.

Zgjedhjet lokale janë vitin e ardhshëm, me Edi Ramën në përparësi të madhe për t’i fituar shumicën e tyre, mbi 70 % sipas sondazheve të fundit. Vetëm një PD e bashkuar, një lider i ri mund të rikthejë shpresën e venitur të demokratëve, për t’ia bërë më të vështirë Edi Ramës qëndrimin e tij në krye të qeverisë me goditjen e parë dhe të madhe që mund ta marri në vitin e ardhshëm. Andaj, çdo ditë që Lul bashka është në krye të PD, Rama shënon fitore të reja, vetëm largimi i Lulit është hapi i parë i madh për ta rikthyer PDK aty ku ishte, partia e parë në Shqipëri

. Sinqerisht nuk e kuptojë çfarë pret Lul Basha që nuk jep dorëheqjen, ne fakt pse nuk largohet nga PD. Realisht Luli s`ka nevojë të jap dorëheqjen, ai është shkarkuar nga Komisioni i Rithemelimit në referendumin e 18 dhjetorit të viti të kaluar. Jo vetëm Luli, por edhe ata që deri dje ishin bashkëpunëtor të tij dhe i qëndruan afër në marrëzitë e tija për të fundosur PD-në duhet të largohen, janë po aq fajtorë sa Luli.

Janë po ata që qëndruan në zyrë kur u hodh gaz ndaj bashkë-partiakëve të tyre më 6 janar, nëse do e kishin braktisur me kohë Lulin, 6 marsi nuk do prodhonte rezultatin që PD mori. Në këtë kuptim, të gjithë po fshihen pas Lulit, ndonëse janë po aq fajtorë sa ai. Ringritja e PD në epokën pos Bashës, është nevojë urgjente e kohës, momentit dhe shpresës për shqiptarët. Një PD e fortë me lider të ri, mund të largojë PS-në nga pushteti, aty ku Shqipëria është duke lënguar nga narko –shteti, lidhjet me krimin dhe fundin e ikjes së të rinjve, boshatisja e vendit të marr fund. Largimi i Lulit është hapi i parë i rënies së Ramës, kjo gjë të ndodh sa më parë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryqi i Kuq: Mijëra persona të evakuuar nga rajoni Sumi

Story i radhës

Kriza ekonomike! Qeveria kërkon nga funksionarët të kursejnë

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë