Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Për shpërblimin e antishtetërorëve, të mos ndëshkohen qytetarët! – Gazeta.mk

Për shpërblimin e antishtetërorëve, të mos ndëshkohen qytetarët!

min lexim

Qeverisja e LVV-së në nivelin qendror është duke e vërtetuar se institucionet e shtetit nuk mund të udhëheqen nga adoleshentët, gjegjësisht nga politikanët pa përvojë dhe njerëzit e pasprovuar në qeverisjen lokale! Mungesa e kuadrove me përvojë në ministritë përkatëse të qeverisë është duke u reflektuar negativisht në politik-bërjen dhe rezultatet konkrete të qeverisjes aktuale!

Prolongimi i dialogut ndihmon Serbinë, ndëshkon qytetarët e Kosovës

Mangësitë e qeverisjes së LVV-së është duke i shfrytëzuar opozita për interesa partiake, duke kritikuar për gjithçka dhe për çdo gjë, duke harruar (me qëllim) edhe përgjegjësitë që mbajnë për zhvatjen dhe degradimin e shtetit përgjatë qeverisjes 20 vjeçare!

Ata që deri dje ishin në pushtet (opozita) me plot të drejtë mund ta kritikojnë kryeministrin Albin Kurti për mosmbajtjen e premtimeve elektorale, por nuk e kanë të drejtën ta akuzojnë Albin Kurtin për krizën globale energjetike dhe as atë pandemike!

Sikurse që nuk mund ta akuzojnë Albin Kurtin për problemet e trashëguara në Veri të vendit, respektivisht për mospagesën e rrymës dhe të ujit nga serbët lokal të asaj pjese të pakontrolluar nga shteti i Kosovës!

Le të delë dikush nga politikanët kosovarë, qoftë nga pozita apo opozita që mund t’i kushtëzojë serbët e veriut me ç’kyqje nga rrjeti energjetik apo i ujit për mospagesë, menjëherë po e ngrisim në majat e shtetit!

Siq dihet, edhe në të kaluarën ka pasur tendenca për inkasim të rrymës dhe ujit edhe në Veri, por të menjëhershme kanë qenë reagimet e autoriteteve ndërkombëtare prezente në Kosovë, gjë të cilën nuk po mund e bën as Albin Kurti me qeverinë e tij!

Dikujt mund t’i duket gjë e vogël shfrytëzimi i rrymës dhe ujit pa pagesë nga serbët e katër komunave veriore, por dëmet që po i shkaktojnë sistemit energjitik dhe atij ujor janë marramendëse, pasojat e të cilave po i paguajnë qytetarët e Kosovës me faturat e fryera të rrymës dhe të ujit!

Meqë është kështu, Qeveria e Albin Kurtit duhet të jetë më e interesuar sesa Qeveria e Bernabiqit për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare me Serbinë! Në të kundërtën, duhet ta mbajë premtimin elektoral për uljen e çmimit të rrymës për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dorëlirë për antishtetërorët, e ngurtë për shtetasit e saj

Nëse Qeveria Kurti pa asnjë problem i gjenë milionat për pagimin komplet të rrymës për antishtetërorët (serbët e veriut), le t’i gjenë ku të dojë paratë për mbulimin e kostos shtesë të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e shtetit të Kosovës.

Justifikimet e opozitës për mosndërtimin e një Termocentrali të ri janë të paqëndrueshme, ngase nuk ka ligj ndërkombëtar që e ndalon përdorimin e thëngjillit së paku deri në vitin 2050.

Derdhja e “lotëve të krokodilit” e opozitës për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e tarifave të energjisë elektrike, kur për 2 dekada sa ishin në pushtet nuk arritën të ndërtojnë kapacitetet energjetike, anipse Kosova është superfuqi evropiane dhe njëra ndër tri shtet më të fuqishme botërore sa i përket rezervave të thëngjillit!

Deri në vitin 2050 mund t’i shfrytëzonim pasuritë tona për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e qytetarëve dhe për eksport të energjisë në shumë vende të rajonit dhe më gjërë!

Edhe sikur ta kishim të pamundur ndërtimin e Termocentralit nga kufizimet e BE-së, askush nuk mund t’na pengonte në eksploatimin dhe eksportimin e thëngjillit jashtë kontinentit tonë, në ato vende ku thëngjilli është i kërkuar si lëndë e parë për prodhimin e energjisë elektrike dhe për nevojat e konsumatorëve për ngrohje apo zhvillim të bizneseve afariste.

Shumica e deputetëve opozitarë bashkë me liderët e tyre partiakë që sot po ua “çajnë hallin” qytetarëve, për 2 dekada sa ishin në pushtet nuk gjetën kohë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ngase ishin të zënë me tender dhe privatizim të egër në përvetësimin e pasurive publike dhe shoqërore për vete dhe familjarët e tyre!

Si rezultat i kësaj, sot është e pamundur të gjeshë ndonjë ndërmarrje publike apo shoqërore, bjeshkë apo tokë bujqësore, lumenjë apo pasuri natyrore që nuk janë të përvetësuara (zhvatura) nga klasa aktuale politike. Kur është në pyetje përvetësimi i pasurive natyrore, nuk qëndrojnë keq as disa nga personalitetet e njohura të LVV-së që çirren e shtirren si shpëtimtarë të shtetit të Kosovës!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjendja e rrugëve, intensiteti i trafikut është mesatar

Story i radhës

OBSH: Katër mutacione të Omicron janë duke qarkulluar tani

Të fundit nga