OBSH: Katër mutacione të Omicron janë duke qarkulluar tani

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se tani janë duke qarkulluar katër lloje të ndryshme të variantit Omicron.

Varianti Omicron i koronavirusit shkaktoi një rrithikim të masave të rrepta në gati mbarë botën, transmeton portal arbresh.info

Lloji fillestar i Omicron, i njohur si B.1.1.529 tani është zhvilluar në tre lloje të tjera, paralajmëron OBSH.

BA.1 tani është përhapur në 171 kombe të ndryshme, tha organizata shëndetësore, ndërsa nënvariantet BA.2 dhe BA.3 janë më pak të zakonshme.

Rreth 400 raste me BA.3 janë regjistruar në Britani të Madhe, ndërsa në Danimarkë janë regjistruar raste me BA.3.

Është natyrë e viruseve që të evulojnë dhe të ndryshojnë, kështuqë duhet të presim për të parë variantet e reja që do të shfaqen në vazhdim”, tha Dr.Meera Chand, drejtoreshë për Covid në UKHSA.

“Vëzhgimi ynë i vazhdueshëm gjenomik na lejon t’i zbulojmë ato dhe të vlerësojmë nëse ato janë të rëndësishme.

“Deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse BA.2 shkakton sëmundje më të rëndë se Omicron BA.1, por të dhënat janë të kufizuara dhe UKHSA vazhdon të hetojë’, shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për shpërblimin e antishtetërorëve, të mos ndëshkohen qytetarët!

Story i radhës

7 gjëra që nuk duhet thënë në mbledhje pune

Të fundit nga