“Për patentën i thashë, do 100 euro” – Dalin përgjimet si funksiononte rrjeti i falsifikatorëve

Tre persona ranë në prangat e policisë, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës e cila kishte lejuar vënien në përgjim të të dyshuarve si dhe kishte caktuar bashkëpunëtorin i cili do të infiltrohej si person me interes për të falsifikuar dokumente.

“Nga ana e prokurorit të çështjes me procesverbalin e datës 26.10.2022 janë autorizuar oficerët e DVP Tiranë për kryerjen e veprimeve simuluese që konsistojnë në veprime të ndryshme për mbledhjen e provave për personat e dyshuar dhe në administrimin dhe blerjen ose marrjen e parave të falsifikuara nga persona të dyshuar.

Janë lidhur marrëveshjet me bashkëpunëtorin lidhur me kryerjen nga ana e tij e blerjeve të simuluar, si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Nga ana jonë procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit ‘këqyrje kartëmonedhash’ iu dorëzuan 2 (dy) kartëmonedha të prerjes 50 (pesëdhjetë) euro me numra serie UC8700667336 dhe UC2608231285, si dhe një fotografi me përmasa 3×4 cm bashkëpunëtorit për realizimin e blerjes së simuluar”, bëhet me dije në dosjen e Prokurorisë. Prokuroria e Tiranës në dosje thotë se nga hetimi ka rezultuar që shtetasit Gëzim Xhafa, Artur Bramo, Shpëtim Bega kryejnë aktivitetin kriminal të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në një rast të përgjimit, referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikëqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

ZBARDHJA E PËRGJIMEVE

Sipas prokurorisë bëhet me dije se nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:21 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos. Bisedat janë transkriptuar me dialektin me të cilin flasin protagonistët e shënjestruar nga hetimi:

A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
A-O Turo
B-Unë po të shifsha ty
A-Ça bën si kalove?
B-Ça bën si kalove? Hë do rrimë një çik atje apo
A-Hajde rrimë shkojmë
……
B-I thashë atij shoku kështu, kështu për këtë greken, po mo tha e bëjmë, por për nja
dy ditë maksimumi tre
A-Po mirmo, ça është sot,
e hëne e martë
B-Të mërkurë të enjten
A-E deri të enjte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk
të marr dot, më ra telefoni mu
zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmendësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Ç’ke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund
ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkruar numrin e në momentin që e mbaron më merr
B-Po na një gjë tjetër, mirë
….
A-Tani se i thash unë atij,
kam gjet një shok, një mik të
mirë i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë, sikur më the ti, a më the njëqind
B-Po
A-Ai mund të dojë dhe na një letër mbrapa, don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj, kur të marrësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam një çik i sigurt se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kartë Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thonë që ky ka patentën po ka dhe një letër shëndetësie a kupton ça janë ato kartat shëndetësore, a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojmë po nuk të jap shume garanci aty kurse te taftoja Greke
A-Ë kartën, kartën e patentën
B-Këto, këto i ke të sigurta
A-Po
B-Kështu
A-Ti jap këto unë
B-Po ma jep fotografinë mua njëherë, tashti si e ke emrin ti
A-Unë quhem Arjan
B-Arjan, unë e kam Artur
A-Pezjet edhe pezjet, njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po, këtu ke dhe dy fotot, s’duhen më shumë se dy
B-Tjetrën ta ruajmë për kartonin, një do ai po hajdë mo dy për siguri
A-Merri dy
B-Po teproj ta mbajmë për atë tjetrën
A-Po, urdhno dhe dy fotografitë, ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është, llogarite
B-Klasë të katërt
A-Klasë të katërt po
B-Për motor s`ma mban bytha me ja bërë për motor se thotë ai ku i bëri ky motorin, makinën përnjëherë
A-Po
B-Ça po shkruan ti?
A-Numrin tem që t’më marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po, ja tek e ke, mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
B-Të shkruajmë dhe këtë klasi i katërt
A-Po
B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefon
B-As mos e diskuto atë
muhabet
A-Po kështu na këto tonat
ça, ça ke bërë?
B-Si tonat
A-Për shembull dokumentet tona a…
B-Ça do ti, patenta?
A-Patentë, na nji
B-Për kartë identiteti kam frikë me i bë se varet se ku paraqitesh ti, janë budallenj njerëzit
A-Po
B-Se ti më thuj e du për jashtë shtetit e ti ke bërë punë
këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në
Angli
A-A shpërndajmë?
B-Tafton do ta bëjmë që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmijë lekë, tetdhjetmijë lek shqiptare, Tafton
A-Po kartën, kartë greke?
B-Kartë greke, tafto quhet ajo
A-O Tur hajdë pra gjithë të mirat.

Vëzhgim përgjimi në një lokal

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikëqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar. Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
……
B-Ashtu false greke?
A-AA
B-Kartë.
A-A don kartë, apo pasaportë, nuk e di?
B-Pasaportën ta diskutoj një herë, pasaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të
sigurt
A-Karta i bëhet
domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-po i mori të gjitha ai.
A-S’të dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ç`a janë!
A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
B-Du me nejt…..
A-jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pimë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell.
B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri.
A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
B-Ca të dojë ai
A-Sa shkon përafërsisht
ajo karta.
B-Karta!
A-Hë
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lek
A-Tetëdhjetë mijë lek
B-Eeee.
A-Se se mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thashë që dje a pardje…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në garë për sulmuesin e Francës

Story i radhës

Konjufca, deputetit të VV’së: S’mund të votosh edhe për edhe kundër

Të fundit nga