Në garë për sulmuesin e Francës

Marcus Thuram tregoi në Botërorin e Katarit se mund të jetë një pikë e mirë referimi në sulm. Sulmuesi që aktivizohet në Bundesliga me Borussia Monchengladbach ka fituar shumë admirues teksa Inter e ndjek prej kohësh.

Zikaltërit pretendojnë ta transferojnë me parametër zero sezonin e ardhshëm duke qenë se 25-vjeçari është në skadencë kontrate me gjermanët dhe për drejtuesit, Thuram është një lojtar që mund të përshtatej lehtësisht në mekanizmat e skuadrës së drejtuar nga Inzaghi.

Megjithatë, Inter nuk është vetëm në këtë garë pasi së fundmi për shërbimet e sulmuesit francez interesohet edhe Newcastle me klubin anglez që pritet të dërgojë një ofertë te Monchegladbach për merkaton e janarit.

Ata pretendojnë t’i paraprijnë Interit në këtë garë ndërsa vendimtare pritet të rezultojë edhe vetë dëshira e Thuram duke qenë se detyrimet kontraktuale ia lejojnë të zgjedhë vetë destinacionin e radhës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inteligjenca e Iranit: Kapëm 4 ekipe operacionale të lidhura me Mossad-in

Story i radhës

“Për patentën i thashë, do 100 euro” – Dalin përgjimet si funksiononte rrjeti i falsifikatorëve

Të fundit nga