Konjufca, deputetit të VV’së: S’mund të votosh edhe për edhe kundër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, duket se ka votuar edhe pro edhe kundër gjatë votimit të një amandamenti të propozuar nga deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Kjo ka bërë që të reagojë Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili iu kthye Shkretës, duke ia kujtuar se s’mund të votojë dy herë.

“z.Shkreta, nuk mund të votoni edhe për edhe kundër. A votove, se e vrejta që votove. Tjetër send është nëse je habitë”, tha Konjufca.

Story i mëparshëm

“Për patentën i thashë, do 100 euro” – Dalin përgjimet si funksiononte rrjeti i falsifikatorëve

Story i radhës

Një tjetër incident sigurie godet Okta

Të fundit nga