per cka duhet pyetur ata qe po e kritikojne kryeministrin kurti ne kete kohe krize 622b7bd6522ea

Për çka duhet pyetur ata që po e kritikojnë kryeministrin Kurti në këtë kohë krize?!

March 11, 2022
1 minut lexim

Ata të cilët e kritikojnë Kryeministrin Kurti se nuk po di ta qeverisë vendin dhe kërkojnë seancë parlamentare për ta kritikuar z. Kuri, pse është shtrenjtuar kosto e jetesës në vend, para se ta bëjnë këtë është mirë të pyetën të njëjtit politikanë se si është e mundur të bëhesh milioner pa bërë as gjë?!

Atëherë kur të përgjigjën në këtë pyetje këta politikanë mund të vazhdojnë ta akuzojnë kryeministrin z. Kurti, pse është shtrenjtuar te ne dhe në botë energjia elektrike, nafta, vaji dhe mielli.

Unë për vete u tmerrova kur dëgjova se “zëdhënësi” i LDK- së, Arbën Gashi të ketë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për ta vënë në shënjestër të kritikave z. Kryeministrin aktual Albin Kurtin, për të gjitha të këqijat me të cilat po ballafaqohet bota dhe vendi ynë për shkak të luftës në Ukrainë.

Qofsha i gabuar, por nuk kam dëgjuar që Arbën Gashi i LDK-së , të ketë dhënë ndonjë kontribut në kuadër të partisë së tij LDK-së, apo në interes të vendit që prej se është deputet në parlamentin e Kosovës, që meriton të përmendet, përveç llafe dhe vetëm llafe dhe asgjë tjetër.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kievi si nje keshtjelle njerez te pabesueshem ukrainasi tregon cka po ndodhe ne kryeqytet 622b7bd37ae0e
Story i mëparshëm

“Kievi si një kështjellë, njerëz të pabesueshëm”, ukrainasi tregon çka po ndodhë në kryeqytet

vetem 39 paciente te shtruar ne spitalet covid humb jeten 1 person 622b842662d7b
Story i radhës

Vetëm 39 pacientë të shtruar në spitalet Covid, humb jetën 1 person

Të fundit nga

ShkoLartë