Për “Bota Sot” flet deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta: Edhe kur kam mendime ndryshe nga Albin Kurti, ato janë vlerë

March 24, 2022
min lexim

Burim Meta, një emër jo pak i njohur në opinionin publik, i zgjedhur deputet nga lista “Guxo” në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021, shpesh herë ka shfaqur mendim ndryshe nga grupi parlamentar i VV-së. Gazeta “Bota sot” ka zhvilluar një intervistë për rolin e tij brenda partisë “Guxo”, zgjedhjet në këtë parti, dhe shumë tema të tjera. Të kujtojmë se z.Meta gatë viteve 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ai ishte edhe pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë e trajnerit dhe ligjëruesit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 është zgjedhur asambleist, si më i votuari në Ferizaj. Ka qenë anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj dhe pjesëmarrës në aktivitete politike e rinore që nga shkollimi i mesëm. Ka qenë Këshilltar Politik i u.d. të Presidentës së vendit, znj. Vjosa Osmani, Kryesues Regjional i Komisionit për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë

Image

Deputeti Burim Meta në intervistë me gazetarin Faton Mehmeti

 

Intervista e plotë:

“Bota Sot” : Si po ecën koalicioni qeverisës mes VV dhe listës “ Guxo”?

Burim Meta: Partia “GUXO”, kemi bashkëpunim të mirë e të sinqertë, nga dita e parë e konstituimit të bashkëqeverisjes tonë, ne, kemi treguar se jemi partner seriozë, duke mbështetur pa hezitim dhe duke korrigjuar e dhënë inpute të rëndësishme në mbarëvajtjen e proceseve qeveritare.

“Bota Sot” : Lista “ Guxo” është regjistruar si parti politike, a keni ambicie për të qenë prijës i saj?

Burim Meta: “GUXO” edhe pse pak me vonesë, por u themelua dhe skenës politike në Kosove iu shtua një vlerë politike me akterët e saj, vlerë demokratike, parti e qendrës së djathtë. Gjatë konstituimit të organeve të saj, me statut do të përcaktojmë se çdo gjë në përbërje të saj do të zgjidhet me forcën e votës së fshehtë, si elementi kryesor i vendosjes demokratike, përmes së cilës do të zgjidhet udhëheqësit dhe prijësi i saj. Kësaj radhe unë do t’i përkrahë të tjerët për të prirë me partinë, ndërsa ambiciet e mia do të jenë të jap kontributin tim për të avancuar sa më shumë partinë time dhe për të mbështetur kolegët bashkë-partiak.

“Bota Sot”: Në disa raste, ashtu si në rastin e fundit në debatin për miratimin e proketligjit për martesa të gjinisë së njëjtë, keni shfaqur qëndrim të kundërt me kryemisntrin Kurti, dhe nuk është hera parë, vlerësoni se keni koncepte të njëjta, apo mendimin ndryshe e shihni si vlerë brenda koalicionit?

Burim Meta: Në një Qeveri kaq të madhe e kaq të gjerë, natyrisht se vlerën e saj e shton edhe koloriti i mendimeve. Mendimet e mia ndryshe sa herë që i paraqes, nuk e bëjë për të kundërshtuar Kryeministrinë, apo për të ndarë konceptet, por, aty ku vlerësoj se kam të drejtë dhe e mendoj që duhet të shërohemi edhe atëherë kur mendimi im nuk përkon me të tjerët, për të vetmin qëllim, për të mirën tonë të përbashkët. Ne, deputetët kemi edhe mandatin e tillë, që të shprehim dhe të përçojmë në karrigen e Kuvendin interesin qytetar.

“ Bota Sot” : A jeni të kënaqur me punën e qeverisë, a mendoni se ka mundur të bëhet më mirë, apo në kushtet dhe rrethanat po bën maksimumin?

Burim Meta: Qeveria është duke punuar shumë, është duke e dhënë maksimumin nga vetja, ka punë akoma. Gjendja në të cilën Qeveria e ka gjetur Kosovën, ka qenë gjendje e rënduar dhe e varfëruar, shumë dikastere përveç që kërkojnë reforma kërkojnë edhe restrukturim, mendoj qe disa Ministri këtë proces duhet ta bëjnë më shpejtë.

“Bota Sot”: Ndonëse është ende herët, sipas mendimit tuaj, në zgjedhjet e ardhshme, lista “ Guxo” duhet të kandidojë e vetme në zgjedhje, apo së bashku me VV?

Burim Meta: Sapo t’i formojmë organet, konkretisht kryesinë dhe kuvendin e përgjithshëm, aty do te shqyrtohen format e kandidimit tonë dhe koalicionet eventuale, gjithçka do të vendoset me shumicë të votës.

“Bota Sot”: Si e vlerësoni punën e kuvendit, në veçanti cili është raporti juaj me votuesit tuaj, a mbani kontakte të rregullta,çfarë mund të na thoni më shumë në këtë drejtim ?

Burim Meta: Unë, kam kontakte të rregullta e të shpeshta me qytetarët, me votuesit e jo votuesit e mi. Te gjithë deputetë kemi bashkëpunim kolegial dhe korrespodenca të shëndosha për secilën çështje. Puna e Kuvendit është shumë intensive, me takime të rregullta, të shpeshta ,bile edhe me shumë mbledhje edhe gjatë kohës së pushimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA do të shpallë sanksione ndaj 300 anëtarëve të Dumës ruse

Story i radhës

Edhe sot do të ketë ndryshim të çmimit të derivateve të naftës

Të fundit nga

Reklamat po vijnë në vetura?

Duket se disa prodhues veturash kanë gjetur një mënyrë tjetër për të fituar para. Ecni nëpër qytet dhe do të bombardoheni me reklama. E njëjta gjë vlen edhe për drejtimin e një
ShkoLartë