pentagoni numri i objekteve te panjohura ne qiell po rritet 62841a2526d46

​Pentagoni: Numri i objekteve të panjohura në qiell po rritet

May 17, 2022
1 minut lexim

Një “numër në rritje” i objekteve të panjohura në qiell gjatë 20 vjetëve të fundit, u tha një zyrtar i Pentagonit ligjvënësve amerikanë të martën, por nuk konfirmoi ekzistencën e jetës jashtë Tokës.

Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, Kongresi Amerikan mbajti një dëgjim publik mbi “dukuri të paidentifikuara në ajër”.

“Që nga fillimi i viteve 2000, ne kemi vërejtur një numër në rritje të sendeve të paidentifikuara,” tha Scott Bray, zëvendësdrejtor i inteligjencës për Marinën e SHBA-së.

Zyrtari ia atribuoi rritjen “përpjekjeve të rëndësishme” të ushtrisë amerikane për “de-mitifikim të aktit të raportimit të vëzhgimeve” dhe përparimeve teknologjike.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nuk kishte zbuluar asgjë “që do të tregonte se këto fenomene e kishin origjinën jashtë Tokës”. Por ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

Në qershor 2021, shërbimi i inteligjencës amerikane deklaroi në një raport të shumëpritur se nuk kishte prova për ekzistencën e alienëve, duke pranuar megjithatë se dhjetëra fenomene të vëzhguara nga pilotët ushtarakë nuk mund të interpretoheshin.

Disa mund të shpjegohen me praninë e dronëve ose zogjve që ngatërrojnë sistemet e radarëve ushtarakë amerikanë. Të tjera mund t’i atribuohen testimit të pajisjeve dhe teknologjisë ushtarake të kryera nga fuqi të tjera si Kina dhe Rusia.

Ushtria dhe shërbimi i inteligjencës amerikane duan të përcaktojnë, para së gjithash, nëse këto “fenomene të paidentifikuara ajrore” mund të lidhen me kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Fenomene të paidentifikuara në ajër mund të jenë një kërcënim për sigurinë kombëtare”, paralajmëron demokrati Andre Carson, kryetar i komisionit parlamentar që organizoi seancën. “Dhe ne duhet t’u qasemi atyre si të tillë.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

raspadori paralajmeron milanin 628419e7cb1c8
Story i mëparshëm

Raspadori paralajmëron Milanin

vleresimi i mire per shqiptarin ndaj liverpoolit 62841f6191278
Story i radhës

Vlerësimi i mirë për shqiptarin ndaj Liverpoolit

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë