Raspadori paralajmëron Milanin

Giacomo Raspadori paralajmëron Milanin se për titullin kampion do t’i duhet të djersijë shumë në javën e fundit në “Mapei Stadium”.

Sulmuesi italian i Sassuolos thekson se emilianët do bëjnë një paraqitje dinjitoze, me synimin për të marrë tre pikët dhe për t’u renditur në 10-shen e parë.

“Duam ta mbyllim sa më mirë kampionatin dhe do të kërkojmë fitoren edhe ndaj Milanit. E dimë forcën e tyre, por i kemi mundur në fazën e parë dhe mund ta bëjmë këtë edhe në fundjavë”, u shpreh italiani.

Që në moshë të vogël Raspadori ka qenë tifoz me anën zikaltër të Milanos dhe të dielën do të provojë t’i bëjë një nder Interit, ndonëse mundohet ta shmangë këtë aspekt.

“Fakti që jam tifoz me Interin, nuk është një arsye më shumë. Ne sulmuesit duam të shënojmë gjithmonë dhe këtë do të synojmë edhe ndaj Milanit. Shpresoj që të kemi edhe pak fat me vete, për t’ia dalë”, u shpreh Raspadori.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media serbe shkruan për pagën e Xherdan Shaqirit, kështu e quan qytetin ku jeton ai!

Story i radhës

​Pentagoni: Numri i objekteve të panjohura në qiell po rritet

Të fundit nga