Qeveria në seancën e sotme të 112-të mori vendim që pagesa e pensioneve të dhjetorit të fillojë nga 27 dhjetori i vitit 2022.
Qeveria u rekomandoi bankave që të sigurojnë pensionet përmes bankomateve nga kjo datë.
Për pensionistët që nuk përdorin kartela, bankat mund të sigurojnë para të gatshme në katër grupe edhe atë sipas lartësisë së pensioneve.
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.12.2022
Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.12.2022
Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.12.2022
Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 30.12.2022.