Carabao Cup: Ekipet e Premier Ligës nuk befasojnë, Newcastle eliminon Bournemouthin

Kanë përfunduar të katër ndeshjet e programit të sotëm të Carabao Cup, ku tani kemi mësuar skuadrat të cilat kanë siguruar biletën drejt fazës çerekfinale të kësaj gare.

Skuadrat nga kamionati anglez, respektivisht nga Premier Liga nuk lejuan që të ketë befasi në ndeshjet e sotme eliminatore të këtij turneu, ku Leicester, Newcastle, Southampton dhe Wolverhampton kanë siguruar kualifikimin tutje në çerekfinale.

Leicester City e mposhti skuadrën e MK Dons me rezultat bindës 3:0, falë golave të Youri Tielemans, Ayoze Perez dhe Jamie Vardy.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm ishte ajo mes dy skuadrave nga Premier Liga, Newcastle dhe Bournemouth, ku nikoqirët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0. Marcos Senesi shënoi një autogol në portën e tij për t’i dhuruar fitoren Newcastle dhe për t’ia siguruar kalimin tutje në Carabao Cup.

Fitore sot regjistruan edhe Southamptoni dhe Wolverhampton, ku Southamptoni e mposhti skuadrën e Lincoln me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Wolves shënoi fitore solide me shifrat 2:0 kundër Gillingham.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme të Carabao Cup i gjeni më poshtë.

MK Dons 0:3 Leicester City

Newcastle United 1:0 Bournemouth

Southampton 2:1 Lincoln

Wolverhampton 2:0 Gillingham

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pensionet për muajin dhjetor do të paguhen nga 27 dhjetori

Story i radhës

Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Menduh Kurt-Dedës: Urdhrin e dha Marjeta! Vendosi ta eliminonte e digjte kur…

Të fundit nga