Pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkan janë Shqipëria, Turqia dhe SHBA, superfuqia e botës

February 24, 2022
min lexim

Pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkan janë Shqipëria, SHBA dhe Turqia, dhe këtu kur themi Shqipëria kuptohet dhe përfshihen edhe Kosova dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Është politikë e diplomaci e mençur e një shteti ajo e cila mirëpret dhe që respekton e që tregohet mirënjohëse karshi atyre që tregojnë dhe manifestojnë respekt e që ofrojnë miqësi e kontribute ne favor të interesit kombëtar shqiptar, pavarësisht se nga cilët individë, politikanë, burrë shteti dhe shtete nga vijnë ato dhe pa marrë aq shumë parasysh sistemin politik dhe as punët se çfarë ato shtete bëjnë brenda vetes.

Miqësitë nuk duhet të ndërtohen as sipas preferencave e interesave personale kalimtare të politikës e të pushtetit që rastis të qeverisë Shqipërinë dhe Kosovën.

Miqësitë dhe aleancat duhet të ndërtohen sipas parimit të sinqeritetit, besimit, te respektit e te interesave afatgjate reciproke duke marrë në konsideratë dhe ruajtur e forcuar edhe traditën miqësore historike kundër përpjekjeve djallëzore të armiqve të shqiptarëve dhe të shërbëtorëve të tyre që mundohen t’i prishin ato.

Shqipëria dikur ka qenë antare e Traktatit të Varshavës të drejtuar nga ish Bashkimi ruso-sovjetik. Shqipëria doli nga ai traktat shumë kohë para se të shembej komunizmi lindor, por që Perëndimi europian u tregua i paaftë e ndoshta u tregua edhe i pabesë si gjithmonë me shqiptarët pasi nuk bëri as përpjekjen më të vogël për ta anëtarësuar që atëherë Shqipërinë në NATO.

Sot as që bëhet fjalë se Shqipëria mund të kërcënohet nga Rusia, pasi Shqipëria falë SHBA-ve kryesisht, dhe Turqisë është antare e NATO-s, dhe ajo tjetra më e mira dhe më e sigurta janë faktet se Shqipëria ka dy aleatë besnikë strategjikë, ka dy shtetet që janë lidere të NATO-s e që janë SHBA-të dhe Turqia, që janë po këto dy shtete të NATO-s që e sulmuan seriozisht Serbinë në kohën e luftës së Kosovës , në vitin1999.

Duke qenë kështu Shqipëria si dhe fakti tjetër që edhe në Kosovë janë të instaluar SHBA, KFOR-i, pra NATO, kjo përbën siguri edhe për Kosovën. Shqipëria më parë kurrë nuk ka bërë luftë me Serbinë për Kosovën ,por tani Shqipëria si anëtare e NATO-s është e detyruar që edhe ushtarakisht të ndërhyjë në rast se Serbisë ia merr mëndja për të ndërhyrë në Kosovë.

Rusia drejtpërdrejt nuk mund të hyjë as në Shqipëri jo se jo, por as në Kosovë. Ajo destabilitetin në Ballkan mund ta shkaktojë me anë të Serbisëduke pasur përkrahje edhe nga “indiferenca” e Greqisë si aleate e fshehtë e Bogradit dhe Moskës.

Pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkan është aleanca shqiptaro-turko-amerikane.

Këtë duhet ta dinë mirë edhe turkofobët shqiptarë dhe greko e serbofilët të cilëve nuk u pëlqen fakti për marrëdhëniet miqësore e strategjike shqiptaro-turke gjë që e shprehin hapur , por që fshehurazi nuk duan as aleancë shqiptaro-amerikane. Ky qëndrim djallëzor i këtyre shkon në një linjë me politiken antishqiptare të Beogradit dhe Athinës të cilët gjithmonë përpiqen, punojnë e synojnë që shqiptarët të mos kenë miq e aleatë.

Turqia mbështet shqiptarët në Ballkan, jo vetëm për faktin se shumica e shqiptarëve janë myslimanë, por edhe për faktin e rëndësishëm sepse në Turqi ka rreth 5 milion qytetarë shqiptarë dhe me origjinë shqiptare të cilët ia imponojnë shtetit turk që ta mbështesin Shqipërinë e Kosovën, ashtu sikurse gjithmonë që kanë bërë aq shumë edhe shqiptarët në SHBA për Shqipërinë e Kosovën.

Aleat kryesor dhe strategjik në NATO për SHBA –të është Turqia, pasi Turqia është fuqia e dytë në NATO pas SHBA-ve dhe se Turqia ka pozicionin kyc në Dardanele , dhe kjo ia ka bërë të pamundur Rusisë kontrollin në Detin Mesdhe dhe as daljen detare në Adriatik, sepse po të mos jetë Turqia kush do e kishte penguar Rusinë për daljen dhe zotërimin e Mesdheut, mos vallë Italia apo Greqia?!

Shikoni se sa shqiptaro fobe është akoma Evropa, sa me shumë djallëzi nuk e ka anëtarësuar akoma Shqipërinë në BE, dhe as nuk ia ka liberalizuar as vizat shqiptarëve të Kosovës, dhe Kosova nuk është akoma as anëtare e NATO-s.

Pra, kjo tregon se sa e pabesë është akoma Evropa, e cila ka akoma mendësi shqiptarofobie dhe islamofobie mesjetare pasi pavarësisht se e dinë mirë se shqiptarët janë populli me antiserbo-rus në Ballkan dhe më proeuropian, BE nuk i ka pranuar akoma në gjirin e saj.

Pse BE dhe NATO nuk armatosin Shqipërinë e Kosovën ashtu siç armatos Rusia,serbët?

Kjo sepse kur vjen puna evropianët për interesa të tyre më shumë tolerojnë e respektojnë serbët e rusët se sa shqiptarët, gjë e cila duket se ata edhe sot në bisedimet Kosovë-Serbi mbajnë anën e Beogradit.

Është fat i madh që shqiptarët kanë aleat strategjik superfuqinë botërore, SHBA , dhe aleat besnik të përhershëm në rajon supershtetin turk.

Kjo është e vërtete dhe e ka treguar edhe historia pasi disa ditë pas angazhimit të SHBA dhe të NATO-s në luftën e Kosovës, Rusia kërkoi që të dërgonte një flotë detare në Detin Adriatik por ushtria turke në Dardanele nuk lejoi kalimin e Flotës luftarake ruse që të dalë në Adriatik.

Pavarësisht se çfarë zhvillohet ne Ukrainë Beogradi kot shpreson se do ndodhë në Kosovë e Ballkan ndonjë ngjarje si ajo në Ukrainë,pasi nuk guxon që Rusia të marrë ndonjë veprim e aventurë të tillë për të sakrifikuar për Serbinë sepse ajo do të pësonte një disfatë të paimagjinueshme, pasi Rusia do të përballej direkt në një luftë me SHBA, Turqinë, NATO-n dhe Anglinë.

Sot Serbia e as Rusia nuk kanë me vete Evropën e viteve 1913, kur ajo ia dha Serbisë trojet shqiptare, kur SHBA nuk kishte dalë akoma si superfuqi globale dhe sot edhe Turqia është një supershtet i fuqishëm në rang botëror.

Pra, koha sot është në favor të shqiptarëve sepse interesat e shqiptarëve janë me ato të Europës përballë ekspansionit dhe kërcënimit ruso-kinez, dhe besoj se tashmë BE e ka kuptuar gabimin e saj në qëndrimet jokorrekte për integrimin e shqiptarëve në BE dhe për përkëdheltë e saj ndaj Beogradit e Rusisë.

Pavarësisht se çfarë marrëdhëniesh ka dhe do të ketë Turqia me Rusinë ne fushën e ekonomisë, turizmit,energjetikës dhe të tregtisë ato nuk ndikojnë fare në marrëdhëniet shqiptaro-turke pasi Turqia gjithmonë prej 100 vitesh është aleate e shqiptarëve dhe se qëndrimet e Turqisë me ato te Rusisë e Serbisë janë krejtësisht të kundërta, prandaj Turqia as nuk bisedon as me Rusinë dhe as me Serbinë për Kosovën.

Turqia është ndër të parat pas SHBA-ve që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe që lobon për njohje ndërkombëtare të saj.

Po kështu tashmë dihet se SHBA-të janë aleati jetik e strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës, si garant prej 100 vitesh i shtetit të Shqipërisë, dhe të fitores së Pavarësisë e të Shtetësisë së Kosovës.

Prandaj aleanca e Shqipërisë me SHBA dhe me Turqinë është jetike, dhe po prandaj politika e Tiranës mban anën e duhur dhe zhvillon marrëdhënie të mira miqësore e strategjike me këto dy shtete.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE-ja do të shpall sanksione të reja kundër Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës

Story i radhës

Vjen në jetë djali, Mc Kresha bëhet baba për herë të dytë

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë