Ish shefi i sigurisë së rrjetit social Twitter Peiter “Mudge” Zatko do të dëshmojë përballë një dëgjese në senat lidhur me praktikat e sigurisë së kompanisë.
Zatko i cili një ditë më parë doli publikisht duke folur për eksperiencat e tij në rrjetin social, do të dalë më 13 Shtator përballë Komisioni Gjyqësor të Senatit Amerikan.
Deklaratat e Zatko për praktika të dobëta sigurie dhe ndërhyrje të aktorëve të huaj shtetërore në Twitter janë shqetësime serioze,” tha shefi i Komisionit Gjyqësor senatori Dick Durbin.
“Nëse këto pretendime janë të vërteta, ata mund të provojnë kërcënime serioze sigurie për përdoruesit e Twitter në mbarë botën.”
Dëgjua u lajmërua vetëm një ditë pasi Zatko doli publikisht duke thënë se Twitter kishte neglizhuar me shumë probleme serioze sigurie. Ai tha se marrëdhënia e Twitter me qeveri të huaja mund të vërë në rrezik sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
Twitter ju përgjigj pretendimeve të Zatko duke thënë se janë të pavërteta. /PCWorld Albanian