peci perkujton artim jasharin i pari ne mitrovice qe ia ndali hovin policise serbe 69fb7b7415f24

Peci përkujton Artim Jasharin: I pari në Mitrovicë që ia ndali hovin policisë serbe

May 6, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka përkujtuar Artim Jasharin në 6 maj, duke e cilësuar atë si simbol të qëndresës dhe si të riun që, sipas tij, ishte i pari në Mitrovicë që “policisë serbe hovin ia ndali”.

Në një postim në Facebook, Peci ka shkruar se 6 maji i vitit 1998 shënon “një nga sulmet frontale më të fuqishme në zonat urbane në Kosovë”, duke theksuar se Artim Jashari, siç thuhet, veproi me “guxim të pashoq” kundër policisë serbe.

“6 maji i vitit 1998 shënon një nga sulmet frontale më të fuqishme në zonat urbane në Kosovë, ku i riu Artim Jashari me guxim të pashoq, u hodh si shqiponjë në aksion kundër policisë serbe”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se Jashari ishte student i dy fakulteteve dhe i njohur për trimëri, duke shtuar se “nuk e llogariti jetën” dhe se, sipas tij, i parapriu aksionit në Mitrovicë në kohën kur në Drenicë zhvilloheshin ofensiva të ashpra.

“Artimi, student i dy fakulteteve, i shquar për trimëri, nuk e llogariti jetën. Në kohën e ofensivave të ashpra që po zhvilloheshin në Drenicë, ai i parapriu aksionit në Mitrovicë”, ka shkruar ai.

Në postim, Peci ka ndarë edhe një thënie të Artim Jasharit, që sipas tij, ai ia kishte thënë nënës së tij, teksa ajo mbante në krahë djalin e Artimit, Endritin.

“Mjaft e dua Endritin, por për lirinë e Kosovës i kisha dhanë 100 Endrita”, ka cituar Peci.

Në fund, kryetari i Mitrovicës ka theksuar se Artim Jashari do të mbetet simbol i qëndresës.

“Artimi mbetet gjithmonë simbol i qëndresës i një brezi që nuk u dorëzua!”, ka përfunduar Peci.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nderron jete themeluesi i cnn ted turner 69fb7aa51c0a0
Lajmi i mëparshëm

Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

aksidentit tragjik afrim tafa shkarkohet nga drejtimi i policise se durresit 69fb7bd0a6a73
Lajmi i radhës

Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

Të fundit nga

ShkoLartë