aksidentit tragjik afrim tafa shkarkohet nga drejtimi i policise se durresit 69fb7bd0a6a73

Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

May 6, 2026
1 minut lexim

Pasi e pezulloi dy ditë më parë, Hita shkarkon nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.

Arsyeja e shkarkimit sipas kryepolicit është performanca e dobët.

Tafa u pezullua nga detyra dy ditë më parë pas aksidentit të rëndë në Durrës ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi i dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë.

Në kuadër të masave pas aksidentit të rëndë po sot Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për të kryer ndalime të shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Në fakt më 10 prill ishte vetë Hita që urdhëroi heqjen e patrullave në rrugët interurbane dhe urdhëroi policinë rrugore të mos ndalonin drejtuesit e mjeteve.

Afrim Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për rreth 3 muaj e gjysmë. Ai u emërua në detyrë nga ish-kryepolici, Ilir Proda.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

peci perkujton artim jasharin i pari ne mitrovice qe ia ndali hovin policise serbe 69fb7b7415f24
Lajmi i mëparshëm

Peci përkujton Artim Jasharin: I pari në Mitrovicë që ia ndali hovin policisë serbe

shqetesim ne jug te qipros 70 e fshatit trozena ne duart e investitoreve te huaj 69fb7c2231778
Lajmi i radhës

Shqetësim në jug të Qipros/ 70% e fshatit Trozena në duart e investitorëve të huaj

Të fundit nga

ShkoLartë