faton peci

Peci: Mitrovica do të bëhet me spital të ri

January 30, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë me dije se qyteti do të bëhet me spital të ri, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Peci ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për sektorin e shëndetësisë dhe projektet që Ministria e Shëndetësisë planifikon t’i realizojë në Mitrovicë, me theks të veçantë në ecurinë dhe dinamikën e projektit për ndërtimin e spitalit të ri.

“Mitrovica do të bëhet me spital të ri. Sot mirëprita në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia, me të cilin diskutuam për projektet që do të realizohen në Mitrovicë dhe për ecurinë e ndërtimit të spitalit”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, spitali i ri do të ndërtohet me hapësira moderne dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për qytetarët.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

afrim gashi 1
Lajmi i mëparshëm

Gashi-Pamer: Austria ka mbështetur gjithmonë zhvillimin e vendit tonë

fatmil limaj vjosa osmani
Lajmi i radhës

Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit: Shkeli Kushtetutën

Të fundit nga

​36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Sot mbushen 36 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të
ShkoLartë