Partia Demokratike Shqiptare, dega Tetovë, sonte mbajti kuvendin zgjedhor të degës ku u zgjodh lista e kandidatëve për anëtar të këshillit komunal të Komunës së Tetovës që do të konkurojnë për zgjedhjet për Këshill komunal të cilat do të mbahen me 20.08.2022.
Bartës i listës së kandidatëve për këshilltar komunal do të jetë Visar Palloshi.
Sipas njoftimit të kësaj partie, punimet e kuvendit të degës së PDSH-së, Tetovë i ndoqi edhe kryetari i saj, Menduh Thaçi.(INA)