pdk e aleanca protestojne para qeverise 6a8d435c86312

PDK e Aleanca protestojnë para Qeverisë

August 25, 2026
min lexim

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, asamblistë, drejtorë e aktivistë të këtij subjekti politik në Prishtinë, por edhe deputetë të Aleancës kanë qëndruar edhe sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që kryeministri në detyrë, së bashku me ministrat ta lirojë objektin, pasi janë uzurpatorë.

Ata kanë kërkuar nga Kurti që mos ta shkel Kushtetutën por të shkoj në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive.

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fjolla Vukshinaj-Reçica, deklaroi se mosfunksionimi i Kuvendit nuk është vetëm çështje e debatit politik, por një bllokadë që, sipas saj, po prek drejtpërdrejt qytetarët, komunat dhe projektet zhvillimore.

“Bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një debat abstrakt politik. Nuk është vetëm një derë e mbyllur në këtë ndërtesë. Pas çdo dite që Kuvendi mbahet i bllokuar, është një qytetar që pret, një familje që ka një hall, një komunë që ka një projekt dhe një nevojë që mbetet pa zë”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se Kurti me ministrat e tij janë uzurpatorë dhe se Kosova po stagnon e që pasojat po i ndjejnë qytetarët.

“Jemi këtu për të përsëritur edhe një herë kërkesën tonë për kthim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Pra, ne po i themi sot troç, Albin Kurtit dy gjëra. E para që ai dhe ministrat e tij, të cilët janë në këtë objekt, janë uzurpatorë dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. Dhe e dyta ata duhet të kthehen në Kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit. Pra, Kosova po stagnon dhe me të drejtë e tha sot edhe asamblistja e komunës së Prishtinës sepse pasojat po i ndjejnë qytetarët e Republikës. Pra, dëmi është shumë i madh dhe ka vetëm një njeri që sot nuk lodhet për stagnimin në të gjitha drejtimet që e ka Republika e Kosovës. Prandaj nga këtu i themi deputetit Kurti që të kthehet në Kuvend, t’i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja sepse Kosova është projekt shekullor i shumë brezave dhe nuk mund ta shkatërroj askush, as deputeti Kurti”, tha ajo.

Ndërsa, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se Kurti është shkelës recidivist i Kushtetutës dhe se ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.

“Porosia është shumë e thjeshtë që shkelësi recidivist i Kushtetutës vazhdon të struket në zyrën e vet. Ai 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës ua ka marrë mandatin që ja ka dhënë populli. Ai një njeri i vetëm nuk lejon që të ushtrojmë detyrën tonë si të zgjedhur të popullit, të votuar nga sovrani në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai e ka bllokuar konstituimin e Kosovës me të vetmin qëllim me e gjet diku një derë në mënyrë që edhe pozicionin e presidentit me e kap për partinë e vet dhe me e kthyer logjikën e partisë që e udhëheq parti shtet. Mandati është i yni, i deputetëve që na ka dhënë populli. Këtë mandat nuk guxon as Albin Kurti as askush tjetër na e merr dhe veprimet që po e pengojnë moskonstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rriten cmimet e derivateve nga mesnata ja sa do te kushtojne benzina dhe dizeli 6a8c89ad3174a
Lajmi i mëparshëm

Rriten çmimet e derivateve nga mesnata – ja sa do të kushtojnë benzina dhe dizeli

arrestohet shtetasi i shqiperise sulmoi zyrtaret policore 6a8d435f75dee
Lajmi i radhës

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, sulmoi zyrtarët policorë

Të fundit nga

Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj

Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim të ngushtë me stacionin policor të Ferizajt, kanë realizuar mbrëmjen e së hënës një operacion të suksesshëm policor që
ShkoLartë