PD: Konfirmohet denoncimi ynë, bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit për zgjedhje

February 14, 2022
1 minut lexim

schedule20:22 – 14 Shkurt, 2022

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu bën të ditur se Bashkia Durrës ka konfirmuar denoncimin e selisë blu. Sipas Logut 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara. Logu thekson më tej se PD kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Deklarata e plotë:

Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

📍 Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

📍 Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

g.v/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjuajtje me vezë dhe dyer të thyera në shtëpinë ku u shpërngulën anëtarët e grupit hebre në Kumanovë

Story i radhës

Këngëtarja Dafina Sadiku publikon projekt të ri

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë