Procesin e “rithemelimit” të Partisë Demokratike e kishte filluar në fakt Lulzim Basha, e ndërsa këta të foltores së Berishës në fakt janë ata që e kishin marrë peng PD-në e që duhej që të largoheshin në mënyrë që të clirohej PD-ja.
Foltorja e përdori termin “rithemelim” të PD-së vetëm për të mashtruar antarësinë e PD-së,për mashtrim publik,mediatic e ndërkombëtar sikur ata janë Partia Demokratike, por në fakt ata janë rrëmbyesit e pengmarrëesit e saj të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar dhe synojnë që gjithmonë ata ta shfrytëzojnë Partinë Demokratike për interesa personale e klanoro-fisnore.Në këtë synim të tyre foltoristët dhe Berisha kishin aleancë të fshehtë edhe me anën tjetër të politikës së vjetër , atë të majtë PS e LSI.
Trekëndëshi i Bermudës, politika e vjetër, Berisha, Rama e Meta, janë e keqja që kanë marrë peng demokracinë, shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë, e që Shqipëria prej tyre ka mbetur e fundit në rrugën e emancipimit dhe të progresit.Sot duhet një Parti Demokratike e përtërirë që të marrë përsipër misionin për shkatërrimin e këtij trinomi të së keqes kombëtare.
Po është e drejtë, e vërtetë dhe e domosdoshme që Partia Demokratike e Shqipërisë duhet që të rithemelohet, por ama që të jetë ky një rithemelim real ai duhet që të përzejë e ta pastrojë PD-në nga të gjithë ishkomunistët e devotshëm si Sali Berisha me kompani dhe nga ishsigurimsat e spiunët e krimit të ishtregjimit komunist.
Ky do të ishte me të vërtetë rithemelimi apo ringritja e Partisë Demokratike. Dhe këtë duhet që ta kërkojnë e mbeshtesin me këmbëgulje antarësia e PD-së.
Berisha nuk la emërtim pa i vënë Partisë Demokratike, herë demokratike,herë Republikane e trampiste, herë konservatore,herë e qendrës, e herë konservatore e qëndrës dhe foltoristo-rithemeluese vetëm e vetëm sa për qorrollepsje publike e mediatikë të të djathtëve.
Por që bëhet , më sakt që të ribëhet apo edhe që të riuthemelohet PD-jas duhet duhet braktisur, izoluar e pëerjashtuar lëvizja regresive dhe antiPD e foltores, gjë e cila edhe po ndodh fuqishëm sidomos pas shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion të lartë ishkreun e PD-së Sali Berisha, i cili plotëson kriteret kryesore për të cilat Basha me të drejtë e dëboi dhe e përzuri nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe madje edhe nga PD-ja.
Këto kritere që më shumë e vetëpërjashtuan Berishën nga PD janë: a para si një ishkomunist i devotshëm me jetëgjatësinë me të madhe si antarë i Partisë Komuniste Shqiptare; e dyta si shëmbulli më i keq për korrupsion i shpallur “non grata” nga SHBA dhe kriteri i tretë është sulmi banditesk për të pushtuar Selinë e Partisë Demokratike që ndodhi me 8 Janar 2022.
Dhe a mundet që ky dhe foltoristët e tjerë pas tij të pretendojnë sikur ata e kanë rithemeluar PD-në, kur ata janë tipikët antiPD?!
Ku e gjejnë të drejtën që ai dhe foltorja që të flasin në emër të PD-së, kur PD -ja zyrtare është ajo që njihet nga Gjykata, nga institucionet e shtetit dhe nga ndërkombëtarët. Pra, PD-ja zyrtare është de fakto ajo me të cilën Basha e ka filluar procesin drejtë të lustracionit, dekomunistifikimit, dekorruptimit e të shkëputjes nga tranzicioni.Madje Basha ka këmbënguluar duke propozuar e kërkuar gjithmonë dekrimminalizimin, dekorruptimin dhe dekomunistifikimin jo vetëm të PD-së por të të gjithë politikës shqiptare.