Pazotësia…

min lexim

Rosi thotë qartë se nuk merret me kalimin historik nga një gjendje pa pushtet politik, në një gjendje me pushtet politik. Është shqetësuese se çfarë mund ta bëjë legjitime gjendjen shoqërore me gjendjen që ka sot Kosova në territorin e saj, ku bllokohen rrugët, vriten shqiptarët… Këtë gjendje të një situate politike pa kontroll, nuk duhet lejuar më nga institucionet legjitime të Kosovës.

Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike, në saje të shumë dukurive negative në shoqëri. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të keqmenaxhimit që i bënë Qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të veprimeve të disa subjekteve politike të Kosovës.

Ndërkombëtarët sikur punojnë në disfavor të shtetësisë së Kosovës. Në Kosovë ka dështuar UNMIK-u, EULEX-i, po dështojnë edhe qeveritarët e Kosovës, në krye me Albin Kurtin; po dështon zonja presidenteVjosa Osmani , po dështojnë madje edhe partitë politike.

Nuk është e rastësishme që një “grusht” kriminelësh të ndihmuar nga qeveritarë të Serbisë, e destabilizon Kosovën. Veprimet kriminale e terroriste janë të qëllimshme dhe kanë skenar të paraparë e të organizuar, që Kosovën tek bota demokratike ta paraqesin si vend ku “shqiptarët të nuk janë të zotë që të mbajnë shtet”.

Krejt kjo është e ndihmuar nga qeveria serbe dhe shërbimet përkatëse, që ta frikësojnë, terrorizojnë popullatën shqiptare, që ta braktisë vendbanimin e tyre. Ndërkaq, asociacionet relevante ndërkombëtare, duke filluar nga NATO, UNMIK-u, EULEX-i, e të ndihmuar nga servilët qeveritarë të Kosovës në krye me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin , janë duke bërë “sehir”. Dhe, pikërisht në saje të “sehirllekut” e të tolerancës, ledhatimit të të gjithë atyre që tash e sa kohë janë duke e “dhunuar” Kushtetutën e Kosovës, Kosova po e humb autoritetin shtetëror.

Projektet antishqiptare në veriun e Kosovës janë duke “lulëzuar”. Projekti për destabilizim të Kosovës si duket po jetësohet në “sy të ndërkombëtarëve dhe të vendorëve”. Pse ndërkombëtarët nuk reagojnë kur siguria në Kosovë gjithnjë e më tepër rrezikohet, kjo është një çështje me të cilën Brukseli duhet të merret. Ndërsa Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë popullit nëse nuk janë në gjendje ta mbrojnë qytetarin e Republikës së Kosovës me instrumente institucionale. Nëse jo, ata duhet të tërhiqen nga postet që i mbajnë në mënyrë që të vijnë ata që munden, duan dhe kanë përgjegjësi kushtetuese për të qenë luftëtarë të denjë të sovranitetit të Kosovës.

Story i mëparshëm

Presidenti Amerikan Biden nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e transferimit të të dhënave BE-SHBA

Story i radhës

Pendarovski: Le të lëmë anash interesat personale dhe të punojmë për të mirën e përbashkët

Të fundit nga