diddy akuzohet se ka tentuar te pengoje hetimin dhe ka ndikuar mbi deshmitaret ne procedurat e reja gjyqesore 673a56017b7c4

Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndikuar mbi dëshmitarët në procedurat e reja gjyqësore

November 17, 2024
1 minut lexim

P Diddy po përballet me akuza të rënda pasi prokurorët thonë se ai vazhdoi të përpiqet të pengojë hetimin e qeverisë për rastin e tij të trafikimit të qenieve njerëzore, edhe kur ishte në paraburgim.

Gjegjësisht, në procedurat e reja gjyqësore, prokurorët amerikanë pretendojnë se Combs përdori metoda të ndryshme të paligjshme për të penguar procesin gjyqësor dhe për të ndikuar mbi dëshmitarët derisa ai ishte i burgosur në Qendrën Federale të Paraburgimit Metropolitan.

Sipas kallëzimit të prokurorit, dyshohet se ka përdorur numrat e telefonit të të paktën tetë personave në burg për të kontaktuar dhe nëpërmjet ndërmjetësve ka paguar të burgosurit dhe në këtë mënyrë ka tentuar të ndikojë në rrjedhën e hetimeve.

Prokurorët pretendojnë se, përveç kësaj, ai përdorte telefonata për të kontaktuar me njerëz që nuk ishin në listën e tij të bardhë, si dhe një sistem të paautorizuar të palëve të treta përmes të cilit dërgoi qindra mesazhe me tekst, përfshirë ata që nuk ishte i autorizuar të komunikonte.

Përveç kësaj, Combs dyshohet se u përpoq të kontaktonte dëshmitarët në këtë rast, përfshirë të pandehur të tjerë, për t’i detyruar ata të heshtin ose të ndikonin në dëshminë e tyre në një përpjekje për t’i detyruar ata të dëshmonin në favor të tij.

Ata pohuan gjithashtu se në disa raste publikoi materiale që, sipas tij, supozohej se do ta ndihmonin në mbrojtjen e tij, e cila u konsiderua e gjitha si një përpjekje për të manipuluar hetimin dhe gjykimin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

senatori republikan thirrje dhomes se perfaqesuesve te vere ne dispozicion raportin per matt gaetzin 673a554fa3e5d
Story i mëparshëm

Senatori republikan thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të vërë në dispozicion raportin për Matt Gaetzin

rahoveci kastriotri e vjosa me fitore bindese 673a56b6eca2c
Story i radhës

Rahoveci ,Kastriotri e Vjosa me fitore bindëse

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë