Kosova është shtet I pavarur dhe sovran. Këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Ndaj, befason fakti se, institucionet ndërkombëtare – UE, OKB, pavarsisht mosantarsimit, nuk veprojnë me vendosmeri, në mprojtjen e të drejtave të shtetit të Kosoves dhe vet të Drejtes ndërkombëtare.
Duhet ta kuptojn, më në fund se, Serbia, është I vetmi shtet në botë, e cila pretendon që të gjith serbët, me I futë nën nji ambrellë. Serbët mund ti futë por, jo edhe teritoret, trevat, ku ata jetojnë. Ku është vetëdija e Serbis se, ajo, historikisht I ka okupuar trevat shqiptare.
Instituciionet ndërkombëtare, në procese të ndryshme politike, prandaj edhe në atë Kosovë-Serbi, patjeter, duhet ta rrespektojn edhe historin e, në veqanti drejtësin.
Falë Serbisë, e cila historikisht, e kishte në agjendë zhdukjen e shqiptarve, bëri që, serbët në Kosovë, në veqanti në të quajturen Veriu I Kosoves, mos të rrespektoj shtetin të cilit I përkasin por, përkundrazi, u vetizoluan dhe veprojn sipas udhëzimeve të Serbisë, rrespektivisht Kryetarit Vuçiq dhe Daqiq, te cilët ishin bashkpuntorët më të ngusht të ekzekutorit të krimit gjenocidial – Millosheviqit.
Mjerisht, në procesin e gjertanishëm të Kosoves, në formimin e shtetit, kishte dobësi por, si pasoj e ndikimit të Serbis dhe, përkrahjeve të gabuara të UE. Insistimi I Asociacionit, çfarë insiston Serbia, është I papranuar dhe, në kundërshtim me çdo normë juridike. Me fjalë tjera, serbët e pretendojn Associacionin si hap të pare për shkëputje nga Kosova. Jo jo, nji gjë e tillë, është e papranuar.
Fundja, Kosova, filloi procesin e shtrirjes së sovranitetit në mbar teritorin. BE, OKB dhe çdo kush tjeter, duhet, jo njianshem, të shef se çka ndodh në Kosovë, në pjesen e quajtur veriore. Serbët, si minoritet, të cilët këzojn të drejta dhe privilegjione të pa pashme, rrezistoijnë, krijojnë grupe kriminale, te cilat veprojn kundër shtresave të shtetit të Kosoves. Përdorin arme dhe bomba të ndryshme, lendoin polic qytetar shqiptar dhe tetjerë, ndërsa asnji serb nuk lendohet.
Sygjeroi që Kosova, në veçanti, shtresa diplomatike, për çdo incident, të informon institucionet e UE, OKB dhe shteteve tjera me prova adekuate. Vuçiqi raporton dhe insiston për lirimin e donji personi, nga paraburgimi I cili rrezikoi apo rrezikon jeten e te tjerve. Në Kosovë, në pjesen e quajtur Veri, shteti I Kosoves, përpiqet me e shtrirë aplikimin e legjislacionit I cili e përmbush sovranitetin por, jo edhe cenimin e të drejtave individuale apo te minoritetit Serb.
Prandaj, nga bashkësija ndërkombëtare kërkohet, që të vjen në shprehje – drsejtësia, historia, objektivizmi.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO