Pavarësia që u keq-menaxhua, që nuk u përfundua, u keqpërdor dhe që u abuzua nga politikanët e uritur për pushtet..!?

February 17, 2022
min lexim

Sot u bënë 14 vite nga 17 shkurti i vitit 2008, dita kur Kuvendi popullor e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, por pavarësia e saj ende nuk është rrumbullakuar deri në fund, dhe as nuk është pranuar nga e gjithë bota demokratike, ngecje kjo e pajustifikuar që ka ndodhur kryekëput me fajin e politikanëve dhe udhëheqësve tanë shtetëror.

Kjo fajësi e tyre ka qenë evidente kurdo dhe kudo, dhe për ta argumentuar këtë konstatim, këtu mund të radhitën dhe numërohen me dhjetëra fakte, të cilat katërçipërisht flasin, se nocioni “Pavarësi” nuk është marrë me seriozitetin e duhur, sidomos nga ish liderët partiak dhe as që është punuar sa është dashur të punohet për aq sa kanë pasur mundësi reale për ta bërë pavarësinë realitet në tërë territorin e Kosovës.

Pavarësia e një shteti nuk ndërtohet duke e vjedhur atë, duke ia zhvatur pasuritë dhe buxhetin, pavarësia nuk jetësohet duke punuar për interesa dhe karrierë personale, por duke e bërë atë vlerë idealesh dhe morali, vlerë patriotike e secilit qytetar, punëtor, polic, ushtar e deri tek hallka e fundit e sistemit shtetëror.

Pra, pavarësia si term imagjinar nuk ka asnjë vlerë po qese në emër të saj abuzohet me shtetin, shoqërinë, mirëqenien sociale dhe jetën e njeriut, gjegjësisht kur luhet me fatin e individit, si shtyllë dhe garantues i pavarësisë së shtetit ku jeton dhe punon !

Pavarësia nuk është vlerë vetëm politike dhe juridike, por morale dhe kombëtare, ajo nuk jetësohet duke ia plaçkitur pasuritë e tij natyrore, as duke e zhvatur nga brenda, duke ia gllabëruar të mirat materiale të saj, pavarësia nuk është dhe nuk mund të jetë monopol i vetëm një partie politike, i një individi, një grupi oligarkësh, por as pronë private e askujt, sepse ajo është veprim i përbashkët politik, atdhetar, ekonomik, kulturor dhe diplomatik i një populli dhe entiteti i bashkuar në një territor të caktuar me kufij legjitim, i cili zhvillohet dhe ecën përpara, vetëm nëse gjithë pjesëmarrësit në ndërtimin e tij/saj i ndajnë së bashku të mirat e saj, sukseset dhe dështimet në masë dhe volum të barabartë dhe me përgjegjësi të njëjtë para ligjeve.

Por, cilat janë të arriturat e Kosovës si shtet i pavarur në 14 vitet e pavarësisë së saj, apo, cilat janë dështimet dhe huqet në jetësimin e saj në praktikë, pse procesi i pavarësisë ende nuk është përfunduar, pse akoma këtë pavarësi nuk e kanë njohur 5 vendet e BE-së, ku qëndrojnë dhe cilat janë shkaqet që i kanë shtyrë këto shtete të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, a janë shkaqet vetëm në anën e udhëheqësve shtetëror të Kosovës, apo edhe në grupin e këtyre 5 shteteve, si dhe shumë pyetje tjera, për të cilat sqarime duhet kërkuar vetëm nga pushtetarët tanë. Por, edhe për shkaqe tjera që kanë çuar në dështimin tonë si shtet në planin e jetësimit të plotë të pavarësisë së Kosovës, që pa asnjë dyshim, përgjegjësinë ekskluzivisht e gjen në mesin e udhëheqësve shtetëror të Kosovës, të cilët me mos punën dhe neglizhencën e tyre politike, janë aktorët kryesorë për mos jetësimin e plotë të pavarësisë së Kosovës!

Mbase, shtrohet me këtë rast dilema edhe më e madhe, se si ka qenë e mundur që për 23 vite qëkur ka mbaruar lufta çlirimtare si 14 vite në pavarësi, të kenë hyrë në një Kosovë të vogël gjeografikisht dhe me një numër të banorëve që nuk i kalon 2 milion, me qindra miliarda euro nga shtetet mike, si SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca dhe gjitha vendet e BE-së, si donacione, ndihma financiare, subvencione, kredi të shumta, ndihma humanitare, investime në sektorë të ndryshëm në ekonomi, bujqësi, energjetikë, në projekte të shumta kapitale, ndihma ushtarake dhe policinë e Kosovës, etj., pra të kenë hyrë në Kosovë shuma marramendëse, vlerat e të cilave as që mund të llogaritën, derisa në anën tjetër, kemi pasur gjithnjë një gjendje të rënd ekonomike dhe sociale, papunësi ekstreme, ikje masive të rinisë në Kosova, etj., duke ngecur si shtet dhe shoqëri në përmasën e tmerrshme të varfërisë, mjerimit dhe zhgënjimit kolektiv..!?

Një gjë është shumë e sigurt, se nëse do vazhdohet me logjikën e deritanishme gllabëruese, plaçkitëse, uzurpuese, me sëmundjen e hajnisë, me zhvatjen e pasurive dhe resurseve ekonomike të Kosovës, me epshin e pasurimit mazohik pa punuar, pa mund dhe sakrifica, etj., është budallallëk të besohet se Kosova si shtet me pavarësi të brishtë një ditë do bëhet anëtare e BE-së dhe familjes së civilizuar të Evropës!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mjekët turq në grevë për paga dhe kushte më të mira

Story i radhës

Grubi: Pavarësia e Kosovës, triumf i një kauze të drejtë kombëtare

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë