Pasagjerët në panik/ Shkrumbohet nga flakët një autobus i linjës Durrës-Portoromano

Një autobus i linjës së Portoromanos është përfshirë nga flakët në Durrës.

Zjarri ka nisur si pasojë e një problemi në rrjetin elektrik, ndërsa flakët janë vënë tashmë nën kontroll.

Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Krismat e kallashnikovëve në Veri jehojnë deri në Ukrainë, por s’e ndryshojnë qëndrimin për Kosovën

Story i radhës

Ligjet ruse vënë në shënjestër kundërshtarët e luftës

Të fundit nga