Pas mesnatës çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pas mesnatës, çmimi i benzinës BS-95 dhe BS-98 do të shtrenjtohet, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet, përcjell TV21. Komisioni Rregullator i Energjetikës njoftoi se çmimi i BS-95 do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa i BS-98 për 1,5 denarë. Çmimi i naftës do të ulet për 1 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë ulet për 1,5 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit:

Benzina BS-95- 82 den/l

Benzina BS-98- 84.5 den/l

Nafta- 73 den/l

Vaji ekstra i lehtë- 72 den/l

Story i mëparshëm

Ronaldo i pandalshëm në vitin 2023, ka më shumë gola se ndeshje 

Story i radhës

Ukrainë: Në sulmet e Rusisë me raketa në Slovyansk një person u vra dhe 25 u plagosën

Të fundit nga