Pas arrestimit të Valter Bamit, RENEA zbarkon në Tapizë dhe Nikël

Atentati ndaj Gentian Bejtjas ka çuar para hekurave Valter Bamin, si autor i dyshuar në ngjarjen kriminale.

Këtë të premte, RENEA dhe FNSH kanë blinduar zonën e Niklës dhe Tapizës, ku raportohet sipas burimeve se janë shoqëruar disa persona që mësohet kanë lidhje shoqërore me Bamin.

Burimet bëjnë me dije se në operacionin në fjalë kanë marrë pjesë 2 furgonë të FNSH dhe 2 të RENEA. Sipas informacioneve paraprake raportohet se janë shoqëruar disa persona.

Aksioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit. Kujtojmë se në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë u arrestua mbrëmjen e të enjtes Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar, por që ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelenskyy: Ftesa për t’u anëtarësuar në NATO do të demonstrojë “guximin dhe forcën” e aleancës

Story i radhës

Dua Lipa nënshkruan marrëveshje shumë milionëshe dhe së shpejti do të zbulohet si fytyra e re e Porsche

Të fundit nga