Meta: 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime, 3.3 mld euro u vidhen çdo vit shqiptarëve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale, theksoi se 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime.

Në një reagim, Meta pohon se 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve.

“Ne që po çrrënjosim nepotizmin sot si fenomen në partinë tonë, ne do ta çrrënjosim nepotizmin nesër për 24 orë në administratën shtetërore.

500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime. 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve, që nuk hyjnë në Buxhetin e Shtetit për shkak të këtij nepotizmi dhe korrupsioni kriminal.”, shkruan Meta.

Story i mëparshëm

​ASK: Edhe 7 ditë përfundon regjistrimi i popullsisë

Story i radhës

Ushtari amerikan qëllohet për vdekje nga një polic në Florida, u fut në adresën e gabuar

Të fundit nga