Partneri i ngjashëm ndër miliona njerëz të tjerë

Ndër miliona njerëz zgjedhim si me magji personin që duam. Ekziston diçka te partneri, që në njëfarë pikë na ‘godet’ në mënyrë të ndryshme nga të tjerët, diçka që kumbon brenda nesh dhe na mban të lidhur pas tij me mendime dhe ndjenja. Është vërtet magji? Varet se çfarë nënkuptojmë me magji. Ndoshta po, por fakt është se zgjedhja e partnerit nuk është kaq rastësore dhe e nxitur nga veprime të jashtme, por nga oqeanë të brendshëm që takohen me njëri-tjetrin.

Ndonjëherë ndodh të marrim nga tjetri një pjesë të vetes dhe nuk është e thënë që të jetë më e mira, përkundrazi mund të jetë edhe një pjesë e shqetësuar. Në kompleksitetin e identitetit personal disa aspekte që karakterizohen janë pak a shumë të integruara te vetja jonë dhe jo gjithmonë kanë pasur hapësirën që kërkojnë. Çdo histori është e veçantë, por ekziston një aspekt që vjen nga zhvillime familjare traumatike (përvoja traumatike në dashuri që përsëriten vazhdimisht gjatë periudhës së rritjes): problematika e përjetimeve emotive në marrëdhëniet e dashurisë.

Jetojmë në një botë me mbi shtatë miliardë persona të tjerë. Çdo ditë miliona njerëz urojnë të takojnë njeriun e duhur që do të dëshironin të kishin pranë për gjithë jetën. Dy njerëz, bëhet fjalë vetëm që të gjejnë njeriun tjetër, atë të duhurin, mes shtatë miliardëve. Fat? Apo është diçka tjetër? Le t’i hedhim një sy rolit që luan fati në marrëdhëniet romantike. Fati mund të bëjë dallimin kur jemi në kërkim të dashurisë. Për të filluar një lidhje, fati ose shansi, duhet të bëjë magjinë e vet, në mënyrë që dy njerëz të takohen në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë. Ndaj, nga një këndvështrim, një tërësi ngjarjesh duhet të jenë në lëvizje, në mënyrë që dy njerëz të kryqëzohen. Kjo është ajo që quhet fat!

Të gjejmë dikë për ta dashuruar është krejtësisht falë tekave të rastësisë? Edhe sjelljet ndikojnë në mundësinë që të ndodhë një rast i rrallë dhe i dëshirueshëm, siç është gjetja e një partneri romantik. Në vend që të ulen në divan, në pritje të fatit dhe dashurisë, njerëzit mund të dalin dhe të shkojnë në evente sociale dhe kontekste sociale ku kanë një mundësi më të madhe të takojnë njerëz të tjerë. Të qenit të hapur ndaj miqësive të reja mund t’ju ndihmojë të shtoni mundësinë për të takuar një partner të përshtatshëm. E keni takuar njeriun e duhur? E keni takuar një person që ju pëlqen dhe tani po pyesni veten: a është pikërisht ai i duhur? Fati ju ka ndihmuar dhe ju ka gjetur partnerin ideal? Përgjigjja e këtyre pyetjeve mund të jetë e lidhur me bindjet tuaja bazë, me prishtmëritë tuaja rreth marrëdhënieve romantike. Jeni një njeri që besoni në fat, që i referoheni fatit për të qenë i lidhur me shpirtin tuaj binjak? Apo jeni një njeri që besoni se lidhjet janë mundësi rritjeje dhe duhet të kultivohen?

Bindjet tuaja bazë kanë një ndikim të thellë mbi mënyrën e këndvështrimit të marrëdhënies suaj dhe se sa të gatshëm jeni për të zgjidhur problemet e dashurisë. Njerëzit që i besojnë shumë fatit i shohin vështirësitë në rrugë si udhërrëfyes se ai nuk është njeriu i duhur, ndërsa njerëzit me bindjet mbi bazën e rritjes, përkushtohen në aktivitete që zgjidhin problemet për të kapërcyer vështirësitë që hasin në lidhje. Me sa duket, fati mund të ndihmojë që të afrojë njerëzit, por një besim i tepruar mbi forcat e jashtme, si fati, mund të pengojë sjelljet thelbësore për të ruajtur një lidhje të shëndetshme.

Freud e ka trajtuar shumë herë temën e dashurisë, e cila shpesh është e lidhur me pulsionet, duke dalluar dy mundësi të mundshme: dashuria anaklitike dhe ajo narciste. Më thjeshtë: në rastin e parë dashuroheni me partnerin, kur ai kujdeset për ju, ndërsa në rastin e dytë, dashuroheni me partnerin kur ai ka diçka që do të dëshironit ta kishit. Të dyja aspektet shpesh gërshetohen me njëra-tjetrën dhe mekanizmat që i rregullojnë kanë rrënjë shumë të thella. Freud përballet me temën e dashurisë duke filluar që nga figura e nënës, e cila dallohet si dashuria e parë dhe e padiskutueshme për meshkujt, por edhe për femrat, një temë që është veçanërisht komplekse. Ndodh gjithmonë që tek tjetri dhe me tjetrin të zbulojmë vetveten. Në njëfarë mënyre, diskutimi i psiko-analizës është i përqendruar te dashuria, duke qenë se ajo luan një rol thelbësor për secilin prej nesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Para ose seks, si funksiononte skema e mashtrimit me “pacientët” shqiptarë për të hyrë në Itali

Story i radhës

Në Ferizaj e Prizren u mbajtën turnetë në kuadër të projektit ”Girls just want to play football” 

Të fundit nga