Në Ferizaj e Prizren u mbajtën turnetë në kuadër të projektit ”Girls just want to play football” 

Me një minutë heshtje në nderim të legjendës Fadil Vokrri ka filluar ndeshja finale ndërmjet SHFMU ”Besim Rexhepi “ nga Komogllava dhe SHFMU Tërrrn, e cila u përmbyll me fitoren e vajzave komogllavase me rezultat 5:2 në turneun e Ferizajt në kuadër të projektit ”Girls just want to play football” (Vajzat duan vetëm të luajnë futboll), të cilin tash e disa ditë po e organizon FFK-ja dhe po mbështet nga UEFA. Në këtë turne morën pjesë 18 shkolla me afro 200 vajza të përfshira.

Gjatë garave vajzat shkollare treguan lojëra të mira me futboll cilësor, duke dëshmuar talentin e tyre si dhe ndeshjet u përshkuan me frymë sportive e entuziazëm dhe dashuri ndaj lojës së futbollit.

Ndërkaq, në turneun e mbajtur në Prizren, fituese doli SHFMU “22 Dëshmorët” e fshatit Randobravë, që në finale e mundi SHFMU “Naim Frashëri” nga Vllashnje, me rezultat 4:1.

Edhe në turneun e Prizrenit u zhvilluan shumë lojëra cilësore ku morën pjesë 12 shkolla, me 120 vajza, të cilat shfaqen talentin e tyre për lojën e futbollit dhe treguan disiplinë dhe garë sportive. Të dyja këto ndeshje nga afër i përcolli Vjollca Krasniqi, anëtare e KE-s, e cila theksoi se FFK-ja një nga prioritet e saj në strategjinë zhvillimore e ka pikërisht futbollin e femrave.

Duke i falënderuar për organizim dhe angazhim profesorët dhe zyrtarët komunal në të dyja këto qytete, si dhe vashat për lojëra të mira ajo theksoi se këto vajza në një të ardhme mund të jenë shtylla të ekipit Kombëtar të Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Partneri i ngjashëm ndër miliona njerëz të tjerë

Story i radhës

Austria në epërsi ndaj Francës

Të fundit nga