Partitë e vogla të koalicionit qeveritar vënë kushte për të mbështetur propozimin francez

Deputetët do të diskutojnë në seancë plenare propozimin e modifikuar francez dhe do të votohen konkluzionet. Kjo është dakorduar në takimin e mbrëmshëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me partnerët më të vegjël qeveritar LD, RDM dhe PLD, të cilët kanë vënë kushtet e tyre për të mbështetur propozimin francez.

Kryetari i LD-së Trajanov kërkon që krahas kushtetutës tonë të ndërhyet edhe në kushtetutën bullgare.

“Në qoftë se pranojmë që të ndryshohet kushtetuta dhe në të të inkorporohen bullgarët, këtu tani ajo do të zgjerohet me malazezëzët, kroatët, kjo nuk është aspak një çështje e kontestuar, por kërkojmë që Këshilli i BE-së të sjell konkluza, siç e bën për Maqedoninë se duhet të ndryshon kushtetutën, ta bën konkluzë me të cilin do të obligon Bullgarinë ti implementoj vendimet gjyqsore të Strazburgut, të lidhura me të drejtat e maqedonëve, të drejtën për shoqërim, hapjen e qendrave kulturore e kështu me rradhë.”, tha Pavle Trajanov nga LD.

Nga RDM janë shprehur se për ta propozimi francez është i papranueshëm nëse çështjet dypalëshe lidhur me historinë dhe arsimin janë pjesë e procesit të negociatave.

“Në qoftë se këto çështje bilaterale, të cilat tangojnë çështje historike apo arsimore, janë pjesë e kornizës negociuese që do të ndikon në progresin e mëtejshëm. Kjo për RDM-në është e papranueshme. Ajo që ëshë thelbësore është që ajo pjesë nuk është në kornizën neegocuese, por vetëm në atë që e quajmë protokoll apo tani me termin e ri i themi raporti vjetor.”, tha Maja Moraçanin nga RDM.

Në takim, të tre partitë e vogla të koalicinit kanë kërkuar që të gjitha dokumentet, përfshirë edhe protokollin, të përkthehen në gjuhën maqedonase dhe të publikohen dhe të vihen në dispozicion të gjithë publikut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mungesa e ujit të pijshëm në Vushtrri – Idrizi e Kurti fajësojnë keqpërdoruesit

Story i radhës

Për tre ditë janë shënuar 290 raste të reja të COVID-19 në vend

Të fundit nga