Mungesa e ujit të pijshëm në Vushtrri – Idrizi e Kurti fajësojnë keqpërdoruesit

Mungesa e ujit të pijshëm në komunën e Vushtrrisë, ka qenë temë diskutimi ndërmjet kryetarit të kësaj Komune, Ferit Idrizi, dhe kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, Bashkim Kurti.

Idrizi e Kurti, fajin kryesor ia lanë keqpërdoruesve të shumtë të ujit, për të cilët u tha se janë dërguar lëndë edhe në Prokurori.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se komuna e Vushtrrisë është e gatshme që të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi duke angazhuar inspektorë.

Si kryetar komune jam i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi që është e komunës për ta ndihmuar KRU “Mitrovica”, e cila është përgjegjëse për furnizim me ujë te qytetarët e Vushtrrisë por me një bisedë me kryeshefin një ndër arsyet janë edhe keqpërdoruesit”, tha Idrizi.

“I bëj thirrje kompanisë që t’i identifikojë keqpërdoruesit dhe t’i ndëshkojë. Ne gjatë këtyre dy muajve do t’i angazhojmë inspektorët tanë në asistencë dhe në kontroll të ekonomive familjare që keqpërdoruesit nuk do të falen nga askush”, tha Idrizi.

Duke mos pasur zgjidhje për këtë mungesë të ujit, kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti fajësoi keqpërdoruesit, ndonëse tha se po punojnë me kapacitete maksimale.

Si kompani jemi duke e bërë maksimumin për furnizim 24 orë për gjithë qytetarët e Vushtrrisë. Megjithatë duke perdorur 100 për qind të kapaciteteve për t’i furnizuar gjithë qytetarët e Vushtrrisë por keqpërdoruesit janë të skajshme dhe normalisht që na shkaktojne telashe per furnizim me ujë. Pra mungesa e ujit është keqpërdorimi i cili po bëhet nga disa qytetarë të papërgjegjshëm”, tha Kurti.

“Si pasojë e keqpërdoruesve në regjionin tonë, mbi 80 raste janë dërguar për keqpërdorim të ujit”, tha tutje ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nikolla: Mirënjohëse Greqisë për mbështetjen për negociatat

Story i radhës

Partitë e vogla të koalicionit qeveritar vënë kushte për të mbështetur propozimin francez

Të fundit nga