Vazhdojnë reagimet në lidhje me fjalimin e Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Partia e Lirisë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi i ëshjtë përgjigjur deklaratës së mëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një reagimi në Facebook, Blushi shkruan se Rama është bllokuesi kryesor i integrimit të vendit në BE dhe faqeziu i kufijve të Kosovës.
Blushi shprehet gjithashtu se tezat që Rama prezantoi në KiE, janë të gatuara në Serbi.
Reagimi i plotë i Tedi Blushit:
“Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.
Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e genocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm!
Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin.
Koha e Llogaridhënies po afron!”