parku i biznesit nen uje ende nuk dihen demet ne mitrovice 695fd78f75744

Parku i Biznesit nën ujë, ende nuk dihen dëmet në Mitrovicë

January 8, 2026
1 minut lexim

Hapësira përreth Parkut të Biznesit në Mitrovicë, është përmbytur nga lumi Sitnica, i cili ka dalë nga shtrati mbrëmjen e së mërkurës si pasojë e reshjeve të fundit.

Si rrjedhojë, disa prej 24 bizneseve që operojnë në këtë park janë prekur nga përmbytjet. Ekipi i KosovaPress, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në këtë pjesë të qytetit, ku pronarwt e bizneseve kanë bërë të ditur se dëmet janë të konsiderueshme, por vlerësimi i saktë financiar do të mund të bëhet vetëm pas tërheqjes së ujit dhe rikthimit të gjendjes normale.

Gjendje e rënduar paraqitet edhe në lagjen “2 Korriku”, në Mitrovicë. Për shkak të përmbytjeve, disa familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi, ka bërë të ditur, se nga ora 02:00 pas mesnate e deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga kjo lagje. Një pjesë e tyre janë strehuar në hotelin “Park”, ndërsa të tjerat tek familjarët.

Ekipet emergjente po vazhdojnë të jenë në terren dhe të monitorojnë situatën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permbytjet masive ne durres evakuohen 90 banore nga katundi i ri dhe sukthi 695fd57258e88
Lajmi i mëparshëm

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

sot ne ditelindjen e mbretit te rokut elvis presley nje trashegimi qe nuk vdes kurre 695fd8b29e69e
Lajmi i radhës

Sot, në ditëlindjen e Mbretit të Rokut, Elvis Presley: një trashëgimi që nuk vdes kurrë

Të fundit nga

Nga varfëria te Premierliga

Emri i Igor Thiago­s (Gama, Brazil, 2001) ka nisur të bëhet i njohur për shumë ndjekës të futbollit këtë sezon, kur sulmuesi brazilian i Brentfordit është prezantuar para gjithë botës me gola
ShkoLartë