Pas Distria Krasniqit, Laura Fazliut, Nora dhe Akil Gjakovës, sot në ‘tapetet’ e Lojërave Olimpik ‘Paris 2024’ do të zbresë Loriana Kuka, një tjetër xhudiste e Kosovës, duel ky që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Kuka, e cila garën e nis në orën 10:00, synon që të ndjek rrugën e Distria Krasniqit (medalje të argjendtë) dhe Laura Fazliut (medalje të bronztë).
Ndërkohë, dita e shtatë e ‘Paris 2024’, vjen edhe me disa sfida tejet interesante.
Spanjë-Hungari në hendboll (konkurrenca e femrave, grupi B), do të ballafaqohen në një duel që pritet të sjellë lojë interesante. Kjo sfidë fillon në orën 14:00.
Sporti i notit do të vazhdojë edhe sonte në mbrëmje ku do të luhen finalet prej orës 20:30.
Burimi: botasot.info