Reshjet pritet të pushojnë orëve të para të ditës së premte, megjithëse pasdite mund të zhvillohen lokalisht. Do të ketë dhe intervale të shkurta me diell. Më shumë të reshura shiu përfshinë vendin duke shkuar nga mbrëmja, që pas mesnate përzien edhe me borë.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa ato maksimale shënojnë një rritje të lehtë deri në 7C e 8C.
Ditën e shtunë pas të reshurave orëve të hershme të mëngjesit, pasdite vransirat shpërndahen e priten intervale me diell. Pasditen e së dieles sërish priten kushte për reshje shiu duke vazhduar mëngjesin e së hënës.
Temperaturat minimale zbresin në -1C gjatë fundjave, e ato maksimale në rritje deri në 5C e 8C, e të hënën deri në 10C. Të shtunën frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 3-10m/s, ndërsa të dielen më e fuqishme nga juglindja, me hove mbi 15m/s.
Burimi: botasot.info