Parashikimi i motit, fundjava me vranësira

1 minut lexim

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme”, thuhet në njoftimin e IHK.

Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdoj deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Daniele De Rossi mund të emërohet trajner

Story i radhës

Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën, tregon se për çfarë nuk bie dakord me të

Të fundit nga